Nga Besi Bekteshi
Berisha po ju fliste shkallëve të kuqe bosh të “Air Albania”! Prisja të thoshte 40.000, 50.000 100.000 ose diçka më shumë, por si gjithmonë dalin video që tregojnë si gjithmonë se ai (mitingu pra) ka edhe më pak ndjekës të tashmë vetmitarit Berisha!
Për plakun tashmë të lodhur politikisht, të refuzuar filozofikisht nga pjesa më e madhe e shqiptarëve, të dënuar për të humbur nga amerikanët, ka vetëm një shpresë për folkmitomaninë e tij të shëmtuar!
Ai e di se këtë nder të humbjes së madhe të tij ja kanë bërë amerikanët! Berisha dhe pse në patologjizëm të gënjeshtrës së përditshme dhe të zmadhuar e kupton se i ka mbetur vetëm një zonë ku mund të bëjë dhe marrëzinë e fundit të mitomanisë së tij patologjike në politikë.
Të gënjeshtrës mit të tij mbi “qënien legjendë demokracie” dhe mbi antikomunistin si mashtrimin më renegat dhe idiot në botë. Por Berisha ka pasur plot ndjekës së mitomanisë folklorike të tij. E kanë besuar se mund të luftojë dhe me SHBA dhe të fitojnë. Berisha vetë i ka mësuar që të besojnë në mite idiotësh! E krye miti i tillë është ai vetë.
Gënjeshtari në vet të parë i çdo mitingu edhe më të madh se tjetri! Një gënjeshtër që ka filluar që në vitin 1992 dhe vazhdon me një mitomaniak si Berisha dhe sot! Tashmë gënjeshtra e tij atij vetë është kthyer në besim! Ai beson realisht se në “Air Albania” çdo karrike ka pasur një berishkë!
Siç besonte dhe Enveri në fund të jetës biologjike se “Shqipëria kalonte nga fitorie në fitorie”! Berisha kur bëhet “esëll” e kupton se këtë “nder” po ja bën Amerika dhe në stadium e kërcënoi duke i thënë: jemi shqiptarë ne o budallenj! E nuk ja tha Ramës jo!
Sepse as Rama as të tijtë, nuk kanë kurrfarë leverdie që Berisha të largohet! Le që as ju plas fare. Ja tha zonjës Kim, zotit Escobar, zotit Blinken dhe në fund si pasojë Presidentit Biden! Berisha ja tha ambasadës amerikane dhe nëpërmjet saj Amerikës! Po po, një mitomaniak si ai po i flet “hënës” si i ulurijnë…?!
Berisha shpreson te i vetmi një copë rregulli demokracie ose te sundimi shumicës! E Berisha akoma e di shoqërinë shqiptare folkmitomane në shumicë që beson një mit si Berisha! Sa të jetë folkmitomane në shumicë shoqëria te ne, e ka shumë të vështirë të aplikohet demokracia! Por edhe klasa politike në shërbim të shumicës do jetë!
Kjo është dhe dobësia e demokracisë. Ajo ose rrëzon ose lartëson veten me shumicën.Kur të mbarojë folkmitomania e shoqërisë shqiptare ….atëhere!!! Njeriu më i madh i folkmitomanisë po shuhet si shumicë dhe tashmë dhe pakicë.
Po, por nuk është aftësi jona. Është diçka “Made In USA”. Berisha si gënjeshtari më i madh i demokracisë në Shqipëri, si gënjeshtari i aplikimit të saj, si gënjeshtari i zbatimit të ligjit dhe ngritjes së drejtësisë dhe si gënjeshtari i ndarjes së pushteteve tashmë ka vetëm një shpresë. Ka shpresën e fundit në Shkodër. Ai e di se do të humbë rëndë pothuaj në çdo vend. Ai e di se do të humbë shumë keq dhe Belindi i tij që në mënyrë të shëmtuar dhe groteske, por dhe keqane i thotë “ezmer origjinal”! Ti ndodhte dikujt në perendim kjo gjë, do ta kishin futur shtatë pashë nën dhe politikisht për racist!
Prandaj unë them se beteja e fundit e mitomanisë së Berishës nuk është në “Air Albania” por në “Loro Boriçi”! Shkodra është i vetmi qytet i administruar sipas modelit të tij gënjeshtar dhe në folkmitomani! Shkodra është i vetmi qytet që ka një rregull: thyerjen e rregullit dhe të ligjit! I vetmi qytet që nuk do të futet në urbanitet në saj të berishkëve dhe marrëzisë së besimit në gënjeshtrën e tij idiote me antikomunizëm! Vetëm në Shkodër thyerjen e rregullit dhe ligjit e shesin për demokraci dhe antikomunizëm! Vetëm në Shkodër, kur zapton trotuaret dhe i kthen në tregje, je demokrat.
Vetëm në Shkodër kur nuk mbledh plehrat, je antikomunist, vetëm në Shkodër kur nuk paguan taksat, je në demokraci! Vetëm në Shkodër ku çan rrugën, prish pemët dhe thyen muret publike apo oborret e shkollave, je antikomunist demokrat!
Vetëm në Shkodër kur nuk administron, por kthen bashkinë në foltore politike dhe në vend punësimi të folklorizmit mitomaniak, je në liri dhe demokraci! Vetëm në Shkodër dembelizmi shitet për antikomunizëm! Vetëm në Shkodër mungesa e shërbimeve dhe degradi infrastrukturor shitet për demokraci dhe kapitalizëm demokrat! E Shkodra është “nga fitorie në fitorie” e Berishës! Ai e ka kuptuar se të gjitha ndeshjet në stadiumet e Shqipërisë i ka të humbura!
E vetmja shpresë është për të është Shkodra! Ai vetëm aty do ( tenton dhe kësaj rradhe) të mbijetojë në mitomaninë e tij perverse dhe akute. Vetëm në Shkodër ka akoma (shpresoj jo në shumicë) që politikisht besojnë te miti i tij! Mitet dikur na tregonin se nga vinim. Tani,disi të alarmuar, por edhe të ngazëllyer nga ritmi i ndryshimit në shoqërinë tonë, ne kemi nevojë që ata të na tregojnë se ku po shkojmë.
Po cili mit? Ai i krijuar që në 8 nëntor 1968-të në ditën e themelimit të PPSH ish PKSH? Ky mit duhet ti tregojë Shkodrës ku do të shkojë? Shqipëria po e merr vesh ( u pa në stadium Air Albania) e tani duhet Shkodra ta kuptojë se me mitomaninë e njeriut më folkpolitik Sali Berisha, jo vetëm nuk ka të ardhme, por e ka atë akoma më të shëmtuar, degraduese dhe rrezikshme se këto pothuaj dhjetë vitet e fundit!