osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Si po ndryshon konsumi i shqiptarëve dhe modelet e bizneseve, nga popullariteti i Big Brother

Si po ndryshon konsumi i shqiptarëve dhe modelet e bizneseve, nga popullariteti i Big Brother

TV luan një rol të madh në jetën e njerëzve. Jo vetëm kaq, por mund të ndikojë edhe në blerjet e shikuesve. Reality Show-t në veçanti, sikurse Big Brother, është një metodë reklamimi e lehtë për shumë marka, sepse nëse një personazh i famshëm e ka atë, ju e dëshironi atë.

Sipas mediamonitors.net “Televizioni nuk ka të bëjë thjesht me shikimin e gjërave të reja dhe të ndryshme. Ai ka të bëjë kryesisht me shitjen.”

Ky ndikim është bërë më i theksuar me zhvillimin e internetit dhe rrjeteve sociale, të cilat kanë mundësuar komunikimin në mënyra që më parë ishin të pamundura.

Kjo ka bërë që informacioni të arrijë shumë shpejtë tek publiku, duke krijuar një atmosferë të frytshme për lindjen e personazheve të famshëm dhe të programeve të televizionit si “Big Brother”.

Të gjithë e kemi hasur në rrjete sociale apo edhe e ndjekim, efektin që ky edicion BBV ka pasur te masa dhe format kanë qenë të shumta: “Luiz”, hashtagu me emrin e të cilit theu rekorde në platforma sociale si TikTok apo Instagram, ulja e frekuentimit të bareve në ditët e transmetimit live të Prime-t, lindja e metodave marketimi për bizneset, sidomos ata të e-commerce etj.

Frekuentim i ulët i bareve, rritet konsumi në shtëpi

Gjatë netëve të spektaklit, të martën dhe të shtunën, është vërejtur një frekuentim më i ulët i lokaleve dhe një qarkullim më i lehtësuar i automjeteve.

I pyetur nga Monitor, Enri Jahja, drejtues i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve ka pohuar se ky fenomen po vijon edhe pas disa muajve shfaqjeje.

“Vihet re një frekuentim i ulët i bareve ditëve të marta apo shtuna në darkë, fillimisht mendohej se lidhje më stinën e dimrit, por më pas u vu re që lidhja ishte me shfaqjen direkte. Ndonëse thuajse të gjithë baret kanë tv të lidhur me Digitalb, preferohet shtëpia edhe për shkak të orëve të zgjatura që zgjat nata”-pohon ai.

Nga ana tjetër, sipas vëzhgimeve në treg, popullariteti në veçanti i këtij edicioni Big Brother stimulon shitjen e kartave të Digitalbit që kushtojnë 1,000 lekë për tre muaj, por që paraprakisht duhet patjetër të kesh një nga abonimet bazë (njëri nga ato kushton 18 000 lekë për një vit).

Një tjetër element që është nxitur këto muaj ka qenë konsumi i ushqimeve të shpejta si fast food, sushi dhe produkte sallamerie e djathëra gjatë kohës së transmetimit live ditëve të marta dhe të shtuna.

Sipas një vëzhgimi në treg, restorantet e sushi-t përgatisin menu të personalizuara për këto dy ditë dhe mundësojnë catering të shpejtë, sakaq supermarketet kanë raportuar nxitjen e shitjeve të kokoshkave, sallameve dhe djathrave.

Thirrjet që shfaqjet e realitetit televiziv kanë për audiencën e tyre kanë bërë që shumë produkte dhe kompani ta eksplorojnë atë për shpenzimet e tyre të komunikimit të marketingut dhe vendosjen e produkteve dhe shërbimeve.

Me rritjen e shikueshmërisë, bizneset janë përmirësuar gjithashtu në përmbajtje dhe kanë dalë me paketa më të mira që tërheqin më shumë audiencë për të qëndruar në treg dhe për të përfituar në tortën e shpenzimeve që bëhet për hir të këtij fenomeni.

Rastet e vëzhguara janë të shumta: qirinj aromatikë më emrat e personazheve, bluza apo veshje të personalizuara me emrat apo foton e personazheve, edhe produkte ushqimore që shiten krahas emrave të pjesëmarrësve në reality show.

Hashtagu Luiz Ejlli thyen rekord, 1 miliardë shikime në Tiktok i arriti brenda 1 muaji që nisi formati. Sakaq, aktualisht, numëron rreth 7 miliardë shikime. Çfarë do të thotë kjo?

Sipas ekspertëve të fushës teknologjike, të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, si Tik Tok ashtu edhe Instagram, në momentin që postojnë diçka, qoftë video apo foto, jo domosdoshmerisht në lidhje me shfaqjen televizive, për të tërhequr vëmendje online përdorin hashtagun me emrin e një prej lojtareve më të përmendur.

Vizibiliteti i lartë i hashtagut i mundëson përdoruesve që të shesin ose reklamojnë produkte të tyre ose shërbime. Kjo është vënë re në një gamë të madhe biznesesh online, si në fushën e shërbimeve por e produkte si veshje, këpucë, pajisje teknologjike etj.

Big Brother është shndërruar në një vendtakim ideal për trekëndëshin “audiencë – media – kompani biznesi”. i pari (publiku) ofron interes dhe përkushtim, e dyta tifozeri dhe emocion, e treta financim.

Në rastin në fjalë, të shtunën ose të martën në darkë, një reklamë tridhjetë sekondëshe që transmetohet në kohën kur nis prime i Big Brother, kushton rreth 3,000 euro. (çmimi zyrtar është 1 sekondë 100 euro). Por, ky çmim edhe mund të ndryshojë në varësi sasisë së spoteve, numrit të ditëve të transmetuara, orarit në Prime apo në ditët e tjera etj.

Megjithatë, nuk kanë shumë rëndësi shifrat konkrete sa ka rëndësi për të kuptuar se sa e dëshiruar, madje jetike është audienca për një televizion, sepse në këtë rast çmimin e një reklame nuk e vendos media, por publiku dhe në varësi të shikueshmërisë varion edhe çmimi.

Mbarëvajtja e Big Brother, ashtu si edhe disa formate të tjera, është e lidhur ngushtë me pjesëmarrjen aktive të publikut, ngase ata nëpërmjet votimit me sms (100 lekë një sms). Përveç kësaj, ky edicion, ka vënë në dispozicion edhe një formë tjetër ku shqiptarët po shpenzojnë para.

Dërgimi i dhuratave ose mesazheve të personalizuara që lexohen nga banorët. Dhuratat nisin nga 3 euro deri në 100 euro të specifikuara por gjithashtu aplikacioni të lejon edhe një alternativë ‘tjetër’ që të mundëson shuma më të mëdha shpenzimi.

Marsi Simo, sociologe thotë për Monitor se Big Brother gjithmonë merr vëmendje tek vendet të cilat janë të varfra dhe ku papunësia është në kulm.

“Këtë gjë mediat e shfrytëzojnë maksimalisht duke na e shërbyer këtë show gjatë dimrit, ku lëvizjet janë më të pakta. Rivalitetet, historitë e dashurisë, dramat që po krijohet në vazhdim, mund t’u japin disa individëve një ndjenjë të të qenit të gjallë dhe produktiv. Drama mund të bëjë të sekretoni endorfinë (zinxhirë proteinikë prodhuar nga vetë trupi, të cilat janë përgjegjëse për stimulimin e zonave të trurit që prodhojnë kënaqësi në trup). Kjo kënaqësi është krahasuar shpesh herë nga psikologët dhe studiuesit, e ngjashme me kënaqësinë nga droga. Nëse njeriu ka diçka ose dikë për të cilin mund të zemërohet, kjo mund ta ndihmojë të shkëputet nga shikimi i thellë i vetes dhe problemeve që ka në realitet.”-pohon znj. Simo./ Monitor