Kreu i PL-së Ilir Meta, duket se e ka marrë seriozisht pozicionin e komikut në këto zgjedhje, meqë nuk ka sesi të bëjë bujë dhe të bjerë në sy.
Në një takim me kandidatin e foltores për kryebashkiak i Vorës, Indrit Hoxhën, Meta ka bërë lëmsh shprehjen antike “Të gjitha rrugët të çojnë në Romë.
“Dikur thuhej që të gjitha rrugët të çojnë në Stamboll. Pas 14 majit, të gjithë rrugët kalojnë nga Vora, bashkë fitojmë,”- thotë Meta krah videos ku shihet me kandidatin për kryetar bashkie në Vorë, Indrit Hoxha.
“Dikur thuhej që të gjitha rrugët të çojnë në Stamboll. Pas 14 majit, të gjithë rrugët kalojnë nga Vora, bashkë fitojmë,”- thotë Meta krah videos ku shihet me kandidatin për kryetar bashkie në Vorë, Indrit Hoxha.
Vijon fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit! Kryetari i Partisë së Lirisë ka zhvilluar disa takime sot në Lezhë e Vorë, në kuadër të bashkëpunimit me kryedemokratin Sali Berisha për koalicionin ‘Bashkë Fitojmë’. Meta ka publikuar dhe pamje nga takimet që u zhvilluan.
“I lumtur të isha i ftuar nga të rinjtë e mrekullueshëm të Lezhës në takimin e tyre me Kryebashkiakun e ardhshëm të Lezhës, Dr.Pashk Gjonin, këtë simbol të shërbimit me humanizëm dhe dashuri ndaj qytetarëve për tre dekada. Jam i bindur se kështu do t’ju shërbejë të gjithë lezhjanëve pa dallim edhe si Kryebashkiak. Ndaj edhe të rinjtë e dinë se ai do jetë aleati më i mirë i tyre për Lezhën, që u përket të rinjve!”- shkruan ai krah videos që shihet se ka zhvilluar takimin në Lezhë.