Me mbylljen e kampionatit, UEFA ka bërë edhe ranglistën e klubeve anëtare të saj, atyre skuadrave qe luajten ne kompeticionet europiane, ku bie në sy përmirësimi me disa vende i Skënderbeut, që tani mban një pozicion rekord.
Kampionët e Shqipërisë ndodhen në vendin e 71-të në ranglistën e UEFA-s, ndërsa Kukësi i vendit të dytë në kampionat pozicionohet në vendin e 136-të në këtë renditje.
Një përmirësim spektakolar ka bërë dhe Shkëndija e Tetovës, e cila pozicionohet tashmë në vendin e 83-të. Një ecuri e tillë vjen për faktin se Shkëndija fitoi titullin kampion dhe Kupën e Maqedonisë, kurse Skënderbeu ka disa vite që ecën mirë dhe treguesit sportivë kanë qenë në rritje. Plus që këtë edicion fitoi edhe kampionatin edhe kupën dhe ndodhte në pozita të merituara. Në këtë renditje ka ndikuar dhe fakti se Skënderbeu luajti 6 ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Padyshim, vendin e parë e mban Reali i Madridit fitues i Champions, ndjekur nga Liverpuli që ishte finalist i Champions, ndërsa në vend të tretë ndodhet Bajerni i Mynihut. Në dhjetëshen e parë përfshihen edhe Atletiko Madrid, Roma, Barcelona, Juventus, Mancester Siti, Sevilja dhe Arsenal.
Në fakt, kjo renditje vlen për ekipet që ishin sezonin e kaluar në garat europiane dhe në këtë ranglistë bën pjesë dhe Tirana, e cila zë vendin e 187-të. Për më tepër rreth renditjes së klubeve në UEFA mund të ndiqni linkun e mëpshtëm në internet:
https://www.uefa.com/memberassociations/uefarankings/club/seasonclub/index.html