Arbana Osmani u njoftoi ditën e djeshme banorëve të ‘Big Brother’ se do të kishin mundësi të merrnin ushqime, përtej buxhetit të tyre javor, brenda 60 sekondave. Kjo shkaktoi kaos dhe nxitim të banorëve për të marrë sa më shumë ushqime.
Në përfundim të sfidës, Luizi e krahasoi kaosin e krijuar me shpërndarjen e tortës për 100-vjetorin e Pavarësisë në vitin 2012, e ideuar nga ish kryeministri Sali Berisha dhe ish kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kur njerëzit vrapuan me kova e legenë të merrnin nga një copë.