Banori që u eliminua në natën e kaluar në Big Brother VIP Albania ishte Keisi Medini, vajza e këngëtarit të njohur, Sabianit.
Bukuroshja ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Ajo ishte në nominim me disa konkurrentë të tjerë si Bledi Manen, Luiz Ejllin, Jori Dellin, Elvis Pupën dhe Nita Latifin.
Për Sabianin, largimi i Keisit nga loja është një vendim që u mor pasi jeta e së bijës u kthye në telenovelë.
Ai shprehet se nuk beson se e ka nxjerrë publiku, por se është gjithsesi i lumtur që ajo u kthye në shtëpi.
Këngëtarja e njohur qëndroi prej muajsh brenda, gjersa ka qenë më e qeta sa i përket lojës. Theksojmë që garës në BBVA po i vjen fundi pasi finalja e madhe do të mbahet më 6 maj.