Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka komentuar fushatën e kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Në fjalën e saj para nisjes zyrtare të fushatës, Kryemadhi tha se Këlliçi ka fituar mbështetjen e munguar të zonjave dhe vajzave. Vota këto, që sipas Kryemadhit, kanë munguar më herët për opozitën.
“Të bën të qetë kur dëgjon dhe diskuton. Në përgjithësi e kemi pasur mungesën e suportit nga gratë. Por çështja Belo u ka pëlqyer shumë vajzave të reja dhe për mua është fitore e madhe për kandidatin e Bashkisë së Tiranës. Edhe ngjyrat që përdoren tregojnë siguri dhe garanci…mua më jep optimizëm. Unë pres që të rikthehet opozita në institucione“, ka pohuar Kryemadhi.
Ndërsa Sali Berisha ka pohuar disa ditë më parë se Belindi është ezmer nga natyra, duke iu referuar një diskutimi nëse Këlliçi i përket apo jo komunitetit rom.
“Belind, ti je ezmer nga natyra, mos u mërzit”, tha Berisha, teksa pretendoi se Rama ishte nxirë në fytyrë.