osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Besimtarët Ortodoksë festojnë sot Pashkët: Gjithçka rreth festës së ringjalljes së Krishtit

Besimtarët Ortodoksë festojnë sot Pashkët: Gjithçka rreth festës së ringjalljes së Krishtit

Besimtarët ortodoksë festuan mesnatën e kaluar ringjalljen e Krishtit. Ceremonia ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit kur vezët e Pashkës të lyera me të kuqe, me ngjyrën e gjakut të Krishtit, janë çukitur me ardhjen e ditës së shënuar për të gjithë krishterimin ortodoks në mbarë botën.

Ngjyra e kuqe simbolizon gjakun e Krishtit dhe përplasja e tyre simbolizon çarjen e pushtetit te Ferrit me ngjalljen e Krishtit. Vezët janë simbol i lindjes së jetës nga guaska e vdekjes. Fjala Pashkë shoqërohet me fjalën e ndritshme, duke treguar ose simbolizuar dritën, që del nga varri i Krishtit.

Pashkët Orthodhokse

Pashka (ose pashkët) është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të Kishës Orthodhokse dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit ndodhur, sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.

Ka shumë hamendje mbi vitin e vdekjes së Jizusit. Festa e Pashkëve të krishtera është e lëvizshme, vendoset çdo vit të dielën pasuese, të parën hënë të plotë pas baraznatës (ekuinoksit) të pranverës (21 marsi). Ky sistem u fiksua përfundimisht në qv. e VI. Në lashtësi mund të kishte përdorime të ndryshme vendore mbi ndjekjen e datës, sidoqoftë të gjitha të lidhura me njehsimin e pashkëve hebraike. Në veçanti disa kisha të Azisë ndiqnin traditën e festimit të pashkëve në të njëjtën ditë me ato hebraike, pa përfillur të dielën. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.

Pas orës 00.00 të gjithë besimtarët e krishterë kremtojnë Pashkët, simbolin e ringjalles së Jezu Krishtit, i cili u kryqëzua për mëkatet e njerëzimit. Festimet e kësaj dite nisin me meshën e madhe të së shtunës mbrëma dhe me drekën tradicionale të së dielës. Urimet për më shumë begati dhe “dritë” në zemrat e besimtarëve nuk mund t’i mungojnë kësaj feste. “Krishti u ngjall, vërtet u ngjall”, është “refreni” i kësaj dite festive i cili shprehet njëzëri nga të gjithë besimtarët duke trokitur vezën e kuqe të Pashkëve.

Vezët e kuqe – Janë simbol i lindjes dhe rrjedhimisht i kalimit në një jetë të re. Sipas traditës, zogu që del nga lëvozhga është një metaforë që përshkruan Jezusin në aktin e zbulimit të Varrit në kohën e Ringjalljes. Vezët që nga kohët e lashta, me formën e tyre të përsosur, janë simbol i bashkimit të tokës dhe qiellit ose të katër elementeve (ujë, ajër, tokë, zjarr). Si një guaskë që mishëron jetën, janë shenjë e rilindjes së pranverës: vezët rishfaqen në tryezë në ditën e Pashkëve pas periudhës së pendesës Kreshmore. Zakoni i sjelljes së vezëve artificiale si një dhuratë daton në Mesjetë dhe në klasat fisnike: përdoreshin materiale të çmuara si ari dhe argjendi, ndërsa vezët e para me surpriza brenda janë krijuar nga argjendi francez Peter Carl Fabergé në fund të shekulli të XIX të porositura nga carët të Rusisë.

Vezët e çokollatës u shpikën në vend në mes të shekullit të XVIII nga shefët e çokollatave të Francës dhe Gjermanisë. Në fillim vezët ishin plot, me përpunimin e teknikës së përpunimit, u bënë të zbrazura, për të fshehur brenda një surprize.

Pashka sipas Biblës Ngjarja qendrore e të gjithë historisë së Dhiatës së Vjetër është Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, të cilin Perëndia e quajti Izrael, që do të thotë “ai që lufton me Perëndinë” (Zanafilla 32:28). Perëndia e ribëri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiatën që kishte bërë me Abrahamin. Jakovi pati dymbëdhjetë djem, të cilët u bënë udhëheqësit e dymbëdhjetë fiseve ose shtëpive të Izraelit.

Djemtë e Jakovit e shitën vëllanë e tyre të vogël Josif në skllavëri në Egjipt. Me ndihmën e Perëndisë, Josifi fitoi pëlqimin e faraonit egjiptian dhe u bë një njeri i madh në Egjipt. Në një kohë zie, vëllezërit e Josifit erdhën në Egjipt për bukë. Josifi i njohu ata dhe e solli tërë popullin e Izraelit në Egjipt. Kur Josifi vdiq, populli i Izraelit u vendos në skllavëri nga egjiptianët për katërqind vjet (Shih Zanafilla 24-50). Perëndia zgjodhi Moisiun për ta nxjerrë popullin e Tij jashtë robërisë në Egjipt. Ai iu shfaq Moisiut në shkurren e zjarrtë dhe i zbuloi atij Emrin e Tij.

Atëherë Moisiu i tha Perëndisë: “Ja, kur të shkoj te bijtë e Izraelit dhe t’u them: “Perëndia i etërve tuaj më ka dërguar te ju”, po të jetë se ata më thonë: “Cili është emri i tij?”, ç’përgjigje duhet t’u jap?”. Perëndia i tha Moisiut: “UNË JAM AI QË JAM”. Pastaj tha: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “UNË JAM-i më ka dërguar tek ju”. Perëndia i tha akoma Moisiut: “Do t’u thuash kështu bijve të Izraelit: “Zoti, Perëndia i etërve tuaj, Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë” (Eksodi 3:13-15).

Moisiu u kthye në Egjipt dhe mbas shumë përpjekjesh me faraonin egjiptian dhe mbas shumë plagësh që Perëndia dërgoi mbi Egjiptin, ai e nxorri popullin e Izraelit jashtë skllavërisë. Eksodi, që do të thotë dalje ose ikje, nga Egjipti ndodhi natën e quajtur pashka (kalimi). Perëndia, nëpërmjet Moisiut, i urdhëroi izraelitët të zgjidhnin qengja, për t’i therur dhe për të vendosur pak gjak në dy shtalkat dhe mbi arkitraun e shtëpive të tyre. Duke qëndruar të ngritur, të veshur dhe gati për të ikur, ata duhej ta hanin qengjin gjatë natës.

Do ta hani në këtë mënyrë: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj në dorë; do të hani me nxitim: se është Pashka e Zotit. Atë natë unë do të kaloj nëpër vendin e Egjiptit dhe do të godas çdo të parëlindur në vendin e Egjiptit, qoftë njeri apo kafshë, dhe do t’i jap hakun gjithë perëndive të Egjiptit. Unë jam Zoti. Dhe gjaku do të jetë për ju një shenjë mbi shtëpitë ku ndodheni; kur unë të shoh gjakun do të kaloj tutje dhe nuk do të ketë plagë mbi ju për t’ju zhdukur, kur të godas vendin e Egjiptit. Ajo ditë do të jetë për ju një ditë për t’u mbajtur mend dhe ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm (Eksodi 12:11-14).

Kështu, u bë Pashka dhe Eksodi. Në mesnatë Zoti vrau tërë të parëlindurit në vendin e Egjiptit. Kur Zoti kaloi shtëpitë e lyera me gjak u kursyen. Gjatë trazirës, izraelitët filluan të ikin. Ata e bënë eksodin e tyre nëpërmjet Detit të Kuq. Ndërkohë, kalorësit egjiptianë iu vunë në ndjekje. Në det, Moisiu iu lut Perëndisë. Ai ngriti shkopin e tij mbi ujërat dhe “Zoti bëri që të tërhiqet deti nga një erë e fortë nga Lindja që fryu tërë atë natë dhe e shndërroi detin në tokë të thatë…” (Eksodi 14:21). Izraelitët e kaluan detin në këmbë. Qerret egjiptiane të luftës që po i ndiqnin u kapën nga ujërat dhe u mbytën.

Dhe Izraeli pa fuqinë e madhe që Zoti kishte treguar kundër Egjiptasve, dhe populli pati frikë nga Zoti dhe besoi te Zoti dhe te Moisiu shërbëtor i tij (Eksodi 14:31).

Në shkretëtirë, në anën tjetër të detit, populli i Izraelit filloi të ankohej. Nuk kishte as ushqim dhe as ujë në shkretëtirë. Moisiu iu lut Zotit, i Cili siguroi ujë për të pirë për popullin dhe mana, “bukën prej qiellit”, për të ngrënë për popullin (Eksodi 15-16). Perëndia e udhëhoqi popullin nëpër shkretëtirë me anë të një reje dhe një kollone zjarri. Në malin e Sinait, Moisiu mori Dhjetë Urdhërimet dhe ligjin e moralit dhe adhurimit nga Zoti, i Cili “fliste me Moisiun ballë për ballë, ashtu si një njeri flet me mikun e tij” (Eksodi 33:11). Moisiu u lejua të shikonte lavdinë e Zotit në tymin dhe retë në majën e malit dhe ai vetë rrezatonte nga madhështia e Perëndisë (Eksodi 34:29). Moisiut nuk iu lejua që ta kapërcente Jordanin dhe të hynte në tokën e premtuar.

Ai vdiq dhe u varros afër malit Nebo në tokën e Moabit, atje ku ai kishte shikuar përtej lumit Jordan tokën ku pasuesi i tij Jisui i Navisë do ta çonte popullin. Pashka dhe Eksodi janë ngjarja qendrore në historinë e Izraelit. Ajo kujtohej nga të gjitha brezat si shenja e madhe e pëlqesës dhe besnikërisë së Perëndisë ndaj popullit të Tij. Për këtë këndohej në psalmet dhe përmendej nga profetët. Ajo kremtohej çdo vit, së bashku me Rushajet (Pentekostinë), si kremtimi kryesor i Popullit të Perëndisë. Dhe, si pasojë, ajo ishte ngjarja kryesore e Dhiatës së Vjetër që do të përmbushej përsosmërisht dhe përjetësisht në kohën e Krishtit, Mesias së Perëndisë.

Në Jisu Krishtin zbulohet dhe përmbushet kuptimi përfundimtar dhe qëllimi universal i Pashkës dhe Eksodit. Jisu Krishti është Vetë Pashka e Re. Ai është Qengji i Pashkës që u ther për çlirimin dhe shpëtimin e të gjithë njerëzve dhe tërë botës prej fuqive të së keqes. “Faraoni” i vërtetë është djalli. Ai i mban të gjithë njerëzit në skllavëri. Çliruesi i vërtetë është Jisui. Ai e çon popullin nga robëria e mëkatit dhe vdekjes në “tokën e premtuar” të Mbretërisë së Perëndisë. Në kalimin e popullit përmes shkretëtirës së jetës në këtë botë, ata ushqehen nga Jisui, Buka e vërtetë e Jetës, “buka prej qielli” e vërtetë.

Atëherë Jisui u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se jo Moisiu jua ka dhënë bukët nga qielli, por Ati im ju jep bukën e vërtetë nga qielli. Sepse buka e Perëndisë është ai që zbret nga qielli dhe i jep jetë botës”. “Unë jam buka e jetës; kush vjen tek unë nuk do të ketë më kurrë uri dhe kush beson në mua, nuk do të ketë më kurrë etje.” “Unë jam buka e jetës. Etërit tuaj hëngrën manën në shkretirë dhe vdiqën. Kjo është buka që zbret nga qielli, që një mund të hajë e të mos vdesë. Unë jam buka e gjallë që zbriti nga qielli; nëse një ha nga kjo bukë do të jetojë përjetë; buka që unë do të jap është mishi im, që unë do ta jap për jetën e botës.”

“Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se, po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e tij, nuk keni jetën në veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jetë të përjetshme, dhe unë do ta ringjall atë në ditën e fundit. Sepse mishi im është me të vërtetë ushqim dhe gjaku im është me të vërtetë pije. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet në mua dhe unë në të. Sikurse Ati i gjallë më ka dërguar dhe unë jetoj për shkak të Atit, ashtu edhe ai që më ha mua do të jetojë edhe ai për shkakun tim. Kjo është buka që zbriti nga qielli; nuk është si mana që hëngrën etërit tuaj dhe vdiqën; kush ha këtë bukë do të jetojë përjetë” (Joani 6:32-58).

Jisui nuk është vetëm “buka prej qiellit” e vërtetë, Ai është, gjithashtu “uji i gjallë” i vërtetë. Ai është Ai i Cili, nëse njerëzit pijnë prej Atij, ata nuk do të kenë më etje.

“Nëse dikush ka etje, le të vijë tek unë e të pijë. Ai që beson në mua, siç ka thënë Shkrimi, nga brendësia e tij do të burojnë lumenj uji të gjallë” (Joani 7:37). “ … por kush pi nga uji që do t’i jap unë nuk do të ketë më kurrë etje përjetë; por uji që unë do t’i jap do të bëhet në të një burim uji që gufon në jetë të përjetshme” (Joani 4:14).

Shën Pavli, duke folur për eksodin dhe shkëmbin që goditi Moisiu, prej të cilit doli burim uji, thotë qartë se kjo i referohet Krishtit.

Sepse, o vëllezër, unë nuk dua që ju të mos e dini se gjithë etërit tanë ishin nën renë, dhe të gjithë shkuan nëpër det, dhe të gjithë u pagëzuan për Moisinë në re dhe në det, të gjithë hëngrën të njëjtën ushqim frymëror, dhe të gjithë pinë të njëjtën pije frymërore, sepse pinin prej shkëmbi frymëror që i ndiqte; edhe ky shkëmb ishte Krishti (1 Korinthianët 10:1-4).

Kështu është Jisu Krishti që përmbushi Pashkën dhe Eksodin në ngjarjet e jetës së Tij. Kjo përmbushje arriti majën në kohën e kryqëzimit dhe ngjalljes së Tij. Jisui u vra në festën e Pashkës për të treguar se Pashka e Vjetër u plotësua dhe filloi Pashka e Re. Kur qengji pashkor therej në Tempull, Jisui, Qengji i Perëndisë, u kryqëzua në kryq jashtë qytetit. Kur dita e madhe e Pashkës, e cila, në atë vit ishte Sabati, u respektua si pushim nga punët, Jisui u shtri i vdekur, duke pushuar prej të gjitha punëve të Tij, në varr. Kur agoi “dita mbas Sabatit”, dita e parë e javës, dita e krijimit fillestar të Perëndisë, Jisui u ngjall prej së vdekurësh.

E gjitha kjo ndodhi që Pashka e Re dhe Eksodi i Ri të mund të kryheshin, jo prej Egjiptit në Kanan, por prej vdekjes në jetë, prej paudhësisë në drejtësi, prej errësirës në dritë, prej tokës në qiell, prej tiranisë së djallit në lirinë e lavdishme të Mbretërisë së Perëndisë. Vdekja dhe ngjallja e Krishtit është pashka-eksodi i vërtetë i Popullit të Perëndisë. Ata që janë shënuar me gjakun e Krishtit do të shpëtohen nga vizita e vdekjes. Jisui përuroi kremtimin e Pashkës së Re në darkën e fundit me nxënësit e Tij që ishte e ngrëna pashkore. Ai u tregoi atyre se nuk do ta mbanin më festën e Pashkës në kujtim të Eksodit të vjetër. Ata duhej të mbanin kremtimin pashkor në kujtim të Tij.

Sepse unë mora nga Zoti atë që ju përcolla edhe juve; se Zoti Jisu, në atë natë që po tradhtohej, mori bukën dhe, si falënderoi, e theu dhe tha: “Merrni, hani; ky është trupi im që është thyer për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. Gjithashtu, pas darkës, mori edhe kupën, duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim; bëni këtë sa herë që të pini, në përkujtimin tim”. Sepse sa herë të hani nga kjo bukë ose të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai të vijë (1 Korinthianët 11:23-26; Shih, gjithashtu Mattheu 26:26-29; Marku 14:22-25; Lluka 22:14-19).

Në të njëjtën letër, Shën Pavli thotë, gjithashtu:

… sepse pashka jonë, që është Krishti, u flijua për ne. Prandaj le të kremtojmë festën jo me majá të vjetër, as me majá ligësie dhe keqësie, por me bukë pa majá të sinqeritetit dhe të së vërtetës (1 Korinthianët 5:7-8).

Me rëndësi të madhe është, gjithashtu, në Pashkën e Krishtit dhurata e re e ligjit të Perëndisë, e ligjit jo të shkruar në pllaka guri, por në zemrat njerëzore nga vetë Shpirti i Shenjtë i Perëndisë (Shih 2 Korinthianët 3; Jeremia 31:31-34; Ezekiel 36:26-27; Joel 2:28-29). Dhënia e ligjit Moisiut në malin Sinai është përmbushur në kohën e Mesias në dhënien e Shpirtit të Shenjtë tek nxënësit e Krishtit në dhomën e sipërme në festën e Rushajeve. Në Dhiatën e Vjetër, kjo ishte festivali i marrjes së ligjit, pesëdhjetë ditë mbas Pashkës (Veprat 2). Kështu, përsëri, në kohën e Mesias, ngjarja e vjetër është plotësuar në të fundit dhe të renë: ligji i jashtëm i Moisiut është plotësuar në ligjin e brendshëm të Krishtit, në “ligjin e përsosur, ligjin e lirisë” (Jakovi 1:25, 2:12), në “ligjin e Shpirtit të Shenjtë” (Romanët 8:2).

Sepse ligji i Frymës i jetës në Jisu Krishtin më çliroi nga ligji i mëkatit dhe i vdekjes. Sepse atë që ishte e pamundur për ligjin, sepse ishte pa forcë për shkak të mishit, Perëndia, duke dërguar birin e vet në shëmbëllim mishi mëkatar, edhe për mëkat… që të përmbushet drejtësia e ligjit (të Moisiut) në ne, që nuk ecim sipas mishit, por sipas Frymës (Romanët 8:2-4; Shih, gjithashtu 2 Korinthianët 3; Galatianët 3-5).

Kështu apostulli Joan shkruan: “Sepse ligji u dha nëpërmjet Moisiut, por hiri dhe e vërteta erdhën nëpërmjet Jisu Krishtit” (Joani 1:17). Brenda përmbushjes dhe përsosmërisë së pashka-eksodit të Dhiatës së Vjetër, në kohën e Mesias, duhet vënë re, gjithashtu se kalimi i Jordanit për në tokën e premtuar përkon me pagëzimin në Krishtin në Mbretërinë e Perëndisë. Gjithashtu, ia vlen të shënohet fakti simbolik se ai që kapërceu Jordanin dhe e solli popullin në “vendit ku rridhte qumështi dhe mjalti” nuk ishte Moisiu, por Jisui i Navisë, emri i të cilit parafiguron Atë që do të vinte me të njëjtin emër, që do të thotë Shpëtimtar, Ai që filloi misionin e Tij mesianik, duke sjellë Mbretërinë e Perëndisë me anë të pagëzimit të Tij në lumin Jordan.

Kështu, çdo aspekt i pashka-eksodit të vjetër është plotësuar në Krishtin, në mënyrë të përsosur, të plotë dhe përgjithmonë. E gjitha kjo është rinuar dhe rigjallëruar në Kishën e Krishtit çdo vit në Pashkë dhe në Rushajet, dhe në çdo të Dielë, Dita e Zotit. Kurdoherë që Kisha mblidhet, kremtohet Pashka e përsosur e Krishtit Qengjit të Perëndisë, i Cili është gjithashtu UNË JAM që ekziston përjetësisht me Perëndinë Atë dhe Shpirtin e Shenjtë, i Cili u ther për jetën e botës (Shih Vëllimin I Doktrina dhe Vëllimin II Adhurimi).