Rrëzimi i zonjës Karo duke ecur drejt tribunës e mërziti Mulin.
Lelo ishte i mendimit se zonja Karo e kishte stimuluar rrëzimin për të imituar Doktorin kur u rrëzua tek Konventa e Rilindjes së partisë.
-Kam frikë se e ka bërë që t’i zbulohej ndonjë pjesë intime dhe të kthehej në qendër të vëmendjes, tha Muli.
Është shumë e rrezikshme. Do të jetë në qendër të vëmendjes.
-Nuk besoj, tha Lelo. Është e fiksuar pas gjesteve të Doktorit dhe ka dashur ta imitojë.
-Kam frikë se ka dashur të eklipsojë Belon, tha Muli.
Nuk e duronte dot që ai do ishte dhëndri i kësaj feste.
-Kjo ka pak kuptim, tha Lelo. E ka me çdo dhëndër këtë ves.
-Njëherë më shkoi mendja se e kishte nga fakti që Doktori po vononte dhe po shikonte nga dera e stadiumit a erdhi që ta shikonte kur të fliste.
Se e ka fiksim ta dëgjojë ai kur flet.
Dhe ndoshta u rrëzua pa dashje.
Por prapë dyshoj që e ka bërë me qëllim.
-Lere se na shpëtoi, tha Lelo. E gjeta se si do themi!
Të paktën u rrëzua ajo dhe u morën me të se ndryshe do merreshin me pjesëmarrjen e ulët dhe stadiumin bosh.
-Atëherë të themi që u rrëzua kastile për të na shpëtuar nga stadiumi bosh, tha Muli.
Të paktën t’ia njohim për sakrificë, pavarësisht pse e ka bërë.