Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka nisur sot zyrtarisht fushatën për “Lokalet”.
Ndërkohë që priste që kandidatët për kryetarë bashkish të planifikuar për të mbajtur fjalën e tyre në podiumin e ngritur në stadiumin “Air Albania” të mbaronin, duket se Sali Berisha është bezdisur nga dielli.
Berisha është fotografuar teksa mban dorën mbi kokë që të pengojë diellin. Por më pas i është gjendur truproja, i cili nga grushti në fytyrë ku u gjakos në protestë nuk e mbrojti dot, por të paktën përmes një pankarte ‘i bën hije’ që Berisha të shohë më qartë.