Ndërsa sulmi i Rusisë në Ukrainë po i afrohet momentit historik të tij një vjeçar, frika po rritet në lidhje me përpjekjet e Kremlinit për të nxitur dhe shpërndarë tensionet e ndezura në një “shesh të dytë beteje”. Kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të luajnë “duart”.
Amerikanët po shndërrojnë Shqipërinë si kryeqendrën Evropës Juglindore për shkak të pozicionit të saj gjeostrategjik. SHBA-të kanë luajtur rol të rëndësishëm, shpesh edhe kyç, në zgjidhjen e problematikave dhe konflikteve më të mëdha evropiane dhe në situatën në të cilën ndodhet Ballkani, amerikanët po ndërhyjnë më fuqishëm se kurrë në rajonin tonë.
Me lëvizjet e Perëndimit mund ta quajmë hapur se Shqipëria po shndërrohet si “Izraeli i Ballkanit”, për shkak se edhe pse politika e jashtme amerikane është aktuale në çdo vend që prek, në dhjetë vitet e fundit, veçanërisht që prej Luftës Gjashtë Ditore të 1967, kryeqendra e politikës amerikane në Lindjen e Mesme është marrëdhënia e tyre me Izraelin. Njësoj po ndodh edhe me Tiranën zyrtare. Sinjalet e fundit janë dhënë.
Ambasadorët amerikanë në Ballkan u mblodhën në Tiranë, në konferencën e parë të tillë të përfaqësuesve të misionit amerikan, ku diskutuan për prioritetet rajonale dhe globale. Në takimin e së enjtes morën pjesë i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe i dërguari special dhe koordinatori i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin e Shtetit Amerikan, James Rubin.
Mikpritës i takimit ishte ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Juri Kim dhe pjesëmarrës ishin ambasadori në Serbi, Christopher Hill, i ngarkuari me punë i Ambasadës Amerikane në Kroaci, Mark Fleming, ambasadorja në Mal të Zi, Judy Reising Reinke, ambasadorja në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, ambasadori në Greqi, GeorgeTsunis, si dhe ambasadorët amerikanë në Bullgari, Kenneth Merten, në Bosnje dhe Hercegovinë, Michael Murphy dhe në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, raportuan mediat në gjithë Ballkanin. Pra, duket qartë që Shqipëria si vendi më pro-amerikan, është zgjedhur nga Uashingtoni si vend, ku ata jovetëm që kanë shumë prioritet, por edhe si vend ku mund të investojnë në shumë fusha.
Aktualisht me ndihëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO, po ndërtohet baza ushtarake e Kuçovës, e cila do jetë në dispozicion të aleancës, vendim ky që tregon shumë, pasi përveç garancive që i jepen Shqipërisë, të mbrojtur janë edhe vendet fqinje. Thënë ndryshe Shqipëria është vendi i vetëm më 100% pro-amerikan dhe SHBA-të duket se janë vendi i vetëm më pro-shqiptar, çka tregon se teksa në horizont Rusia përpiqet të shtrijë tentakulat në rajonin e Ballkanit për ta destabilizuar atë, amerikanët janë vënë në lëvizje për të ruajtur paqen, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit të Ballkanit dhe mandej në gjithë Evropën Juglindore. Dhe
Reagojnë ambasadorët Yuri Kim dhe Jeffrey Hovenier
Por prania e diplomatëve dhe ambasadorëve me peshë në politikën amerikane, si asnjëherë më parë, që janë mbledhur këtë të njëjtë në Tiranë, është përshëndetur edhe nga Yuri Kim dhe Jeffrey Hovenier. Fillimisht ka qenë ambasada e SHBA-së në Shqipëri, e cila ka ndarë detaje nga takimi përmes një statusi në rrjetet sociale. “Diplomatë të nivelit të lartë dhe Ambasadorë të SHBA në rajon u mblodhën në Tiranë për Konferencën e parë të Shefave të Misioneve të Rajonit.
Zyrtarët diskutuan përparësitë rajonale dhe globale, përfshirë pushtimin e Ukrainës nga Rusia, mundësitë e energjisë, forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, shkroi të enjte në mbrëmje ambasada amerikane. Më pas detaje ka dhënë edhe ambasadorja Yuri Kim në rrjetet sociale, e cila ka njoftuar se në Tiranë, mes tetë diplomatëve, po qëndrojnë Zëvendës Ndihmës Sekretari i SHBA për Çështjet Evropiane dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, i dërguari i posaçëm amerikan James Rubin, ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Pritësja e këtij takimi, Kim ka thënë se ndjehet e kënaqur që ka mirëpritur ambasadorët dhe dy diplomatët Rubin dhe Escobar, për t’i diskutuar dhe koordinuar prioritetet amerikane në Ballkan.
Ndërsa, ambasadori i SHBA-së në Kosovës, Jeff Hovenier ka falënderuar ambasadoren Kim për pritjen. “Faleminderit mikut dhe kolegut tim Ambasadorja Kim që na priti në Tiranë. Ishte një mundësi e mrekullueshme për të diskutuar prioritetet tona rajonale dhe globale, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës, mundësitë energjetike, si dhe forcimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit”, shkroi Hovenier në Twitter.
Influenca ruse
Ndërkohë zëvendës ndihmës sekretari amerikan dhe i dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është shprehur se është e vërtetë që Rusia ndërhyn në zgjedhjet demokratike në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Escobar tha se personat e përfshirë janë të gatshëm të pranojnë paratë ruse për të çuar përpara agjendën e Rusisë. Për të luftuar ndikimin rus, ai theksoi se Amerika po përpiqet të krijojë një rrugë që vendet e rrezikuara, përfshirë edhe Shqipërinë, të bëhen anëtarë të organizatave transatlantike, përfshirë Bashkimin Evropian. Çdo vend duhet të jetë shumë i kujdesshëm në financimin e fushatave, theksoi diplomati amerikan në lidhje me financimin rus. /Rigels Seliman