osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Derri kinez 1,102 kilogramësh, pëllumbat që mund të numërojnë”! Disa fakte të çuditshme për kafshët

“Derri kinez 1,102 kilogramësh, pëllumbat që mund të numërojnë”! Disa fakte të çuditshme për kafshët

Me mbi dy milionë specie të identifikuara në planet, mbretëria e kafshëve është një vend i larmishëm i pamohueshëm. Por ndërsa gjerësia e biodiversitetit tokësor mund të jetë e njohur mirë, gjërat e pabesueshme që mund të bëjnë kafshët shpesh fshihen nga njerëzit. Padyshim këto fakte do ju lënë pa fjalë:

-Koalat mund të mos duken se kanë shumë të përbashkëta me ne, por nëse do t’i shikonit më nga afër duart e tyre, do të shihni se ata kanë gjurmë gishtash që janë jashtëzakonisht të ngjashme me të njerëzve. Në fakt, ato janë aq të ngjashme saqë në Australi, policia beson se nëse koalave do u vishnit doreza, gjurmët e tyre të gishtërinjve nuk pikasen dot. Çmenduri, por e vërtetë!

– Balenat kurrizore, orkat dhe gratë janë gjitarët e vetëm që i nënshtrohen menopauzës.

– Nëse emri nuk e bënte mjaftueshëm të qartë, le të jemi të qartë: drerëve kinezë të ujit u pëlqen vërtet uji. Këto krijesa notojnë deri në shtatë milje, gjë që i ka lejuar ata të popullohen jashtë mjedisit të tyre të lindjes. Po ashtu, një dre i porsalindur kinez është aq i vogël sa mund të futet pothuajse në pëllëmbën e dorës!

– Lakuriqi është i vetmi gjitar fluturues. Ndërsa disa shkencëtare kanë vënë në listë ketrat fluturuesë, ata në fakt mund të përshkojnë vetëm distanca të shkurtra. Ndërkohë, lëkura e gjatë dhe fleksibël që shtrihet mbi krahët e lakuriqit të natës, e kombinuar me nyjet e tyre të shumta të lëvizshme, i bën ata që të jenë më rehat në ajër sesa në tokë. Për shkak se kockat e këmbëve të tyre janë kaq të holla, vetëm dy nga 1100 lloje të lakuriqëve të natës mund të ecin në tokë.

– Pandemia e COVID me të vërtetë e ka nënvizuar këtë pikë: shkencëtarët kanë dokumentuar raste të shumta të viruseve që prekin njerëzit që të gjejnë rrugën e tyre te gorillat.

– Sipas Guinness World Records macja e parë është zbutur për 9500 vjet. Dëshmia për këtë erdhi në vitin 2004, kur eshtrat e një mace u zbuluan në fshatin neolitik të Shillourokambos në Qipro. Pozicioni i maces në tokë ishte pranë eshtrave të një njeriu.

– Shumica e njerëzve (të themi 70%-95%) përdorin më shumë dorën e djathtë në kryerjen e veprimeve, një pakicë (5%-30%) janë mëngjarashë,” sipas Scientific American. Dhe e njëjta gjë vlen edhe për një lloj delfinësh. Teksa ata notojnë, shkencëtarët kanë vërejtur se anën e tyre të majtë e përdorin shumë më pak.

– Është e vërtetë: Lëkura e tyre e zezë ndihmon në thithjen e nxehtësisë nga dielli në mënyrë që ata të qëndrojnë të ngrohtë ndërsa përballen me temperaturat e Arktikut. Kjo ka të ngjarë të ndihmojë në mbrojtjen e tyre edhe nga rrezet e dëmshme.

– Në Nanning, kryeqyteti i provincës Guangxi të Kinës, një burrë i quajtur Pang Cong ka një kafshë mjaft të mrekullueshme që jeton në fermën e tij: një derr 1,102 kilogramësh. Kjo është pothuajse e njëjta madhësi si një ari polar i rritur plotësisht. Sipas Bloomberg, derrat masivë të asaj madhësie “mund të shiten për më shumë se 1,399 dollarë.

– Ju mund t’i mendoni pëllumbat si… jo aq të zgjuar. Por rezulton se ata në fakt janë mjaft inteligjentë. Në fakt, një studim i vitit 2011 i botuar në Science zbuloi se këta zogj janë të aftë të bëjnë matematikë në të njëjtin nivel si majmunët. Gjatë studimit, pëllumbave iu kërkua të krahasonin nëntë imazhe, secila me një numër të ndryshëm objektesh. Studiuesit zbuluan se zogjtë ishin në gjendje të renditnin imazhet sipas numrit të objekteve që përmbanin. E thënë thjesht, ata mësuan se zogjtë mund të numëronin!

-Lopët kanë lidhje shoqërore më të forta sesa mund të mendoni. Një studim i vitit 2013 i kryer nga studiues në Universitetin e Northampton zbuloi se kur lopët ndaheshin nga “shoqet” e tyre, rrahjet e tyre të zemrës u rritën si shenjë stresi.

-Ndërsa shkencëtarët nuk e kishin menduar se minjtë kanë sens humori, rezulton se ata lëshojnë një tingull të qeshur kur gudulisen.