osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

O të trembur! Si nuk plasni, kur ju grabisin dhe Liliputët e fisit Meta?!

A e dini pse Monika nuk është zonjë e parë?! Sepse duke mos pasur asnjë nen në Kushtetutën e vendit për zonjën e parë, do të thotë se ligjërisht nuk ekziston. Nuk ekziston me letra… por jo me para!

Kështu që Likja, vuri juristë nga ata të “mëdhenjtë “, që e shpëtuan nga burgu, kur amerikanët i sollën përgjigje, se video ishte autentike, po ata i dhanë zgjidhje hallit të “bosit”.

Përgjigja: Zonja e parë, nuk është post Kushtetues por honorifik, si pjesë e protokollit të shtetit, ndaj partinë mos e lësho në dorë të Vasili-vasalit dhe vajzën e punëson në vend të mamasë, Monikës!

Pra, ka përfitime dhe bonus. Kështu, çifti me të marrë vesh që ka bonus në para, i futën një këshillim me njëri-tjetrin dhe njoftuan, se zonja e parë do jetë Bora.

Kjo, është një nga talljet më të rëndomta, që i bëhen shtetit dhe shqiptarëve. Në asnjë vend të botës, nuk ekziston që gruaja e presidentit të drejtoi një forcë politike, aq më tepër, që një fëmijë të kryej funksionin e nënës duke e vdekur për së gjalli, a thua se republika është mbretëri… dinastia Meta!

Kushtetuta nuk ka asnjë nen për Zonjën e Parë, është Protokolli i Shtetit, ai i cili ka përcaktuar detyrat dhe kompetencat që do ketë ajo. Protokolli i shtetit, është një vendim qeverie dhe është i detyrueshëm që të zbatohet. Aty tregohet gjithë ceremonia e betimit të Presidentit, roli që do ketë bashkëshortja e tij, si dhe aktivitetet, që mund të kryejë ajo më pas.

Bashkëshortja e Presidentit të Republikës gëzon statusin Zonja e Parë e vendit. Në ceremonitë ku merr pjesë vetëm me Presidentin, Zonja e Parë qëndron në të djathtë të tij. Në ceremonitë e nderit ku ekzekutohen himnet kombëtare qëndron së bashku me zonjën e parë mike, tre hapa pas të dy presidentëve“, e të tjera pallavra si këto, janë të vetmet aktivitete, që mund të ushtrojë Zonja e Parë.

Por përse nuk zbatohet ky vendim qeverie i “detyrueshëm”?! Janë dy arsye: E para, Monika nuk e njeh qeverinë Rama dhe e dyta, Likja tashmë ka krijuar “Mbretërinë e Këmborëve”, se atë të parave e ka pas krijuar me kohë, ndaj është duke stërvitur vajzën për të ardhmen, me parat e shqiptarëve!

Asgjëkundi, nuk përfshihet drejtimi i një partie ose shoqate politike nga zonja e parë. Por zonja e parë e fatkeqësisë… LSI, nuk ka pse ta humb një vend pune dhe një rrogë tjetër të majme, për macen e burrit. Plot 1 milion e gjysëm lekë, është pagesa e Borës si Zonjë e parë, për shpenzime personale jashtë dhe brenda vendit. Sepse Bora është studente në Londër, me pagesë studimi 150 mijë paund në vit.

Por sa i’u  kushton dinastia Meta shqiptarëve:

  1. Ilir Meta(j), 257.000 lekë/muaj, neto, si president
  2. Monika Kryemadhi 166.ooo lekë/neto si deputete
  3. Bora Meta 150.000 lekë/shpenzime neto për paraqitjen në takime të ndryshme
  4. Janë miliona të tjera shpenzime: telefon, dieta, hotele dhe udhëtime.

Plot 6 mijë dollarë, paguajnë shqiptarët vetëm rroga mujore neto, për dinastinë Meta, ose pagën e 40 pensionistëve, ku 10 paga të tyre i “ha” Bora. Turp për heshtjen!/Ekskluzive.al