Protesta , protestë i thënçin, kundër qeverisë dhe Edi Ramës, ishte një diskretitim total i PD-së, drejtuar nga Lulzim Basha . Nuk ka asgjë të protestosh kundër një qeverie, bile edhe me forcë , mirëpo shfaqja e djeshme e fyu protestën, duke e kthyer në një objekt për humor nga gjithë opinioni. Skandaloze ishte pjesëmarrja, mos organizim dhe shkërmoqja e PD, në zona si Cerriku dhe Belshi.
Sipas qytetarëve të këtyre zonave, pas publikimi se edhe qytetarët e Cerrikut dhe të Belshit kishin pritur me protesta Ramën, vjen informacioni qesharak: Protestuesit në Cërrik dhe Belsh ishin po ato 19 trimat e fisit Boçi, që protestuan në Elbasan, me të njënjtat pankarta dhe me të njënjtat makina, por mungoi Luçiano dhe dy kandidatët për kryetar PD-je në Elbasan.
Ja si e përshkruan Balla nga Elbasani protestën:
“Dua të them edhe diçka për gjoja lajmin që Edi Rama është pritur me protesta në Elbasan. 19 veta kishte mbledhur Lulzim Basha sot në Elbasan për të protestuar për vizitën e Kryeministrit nga të cilët dy kandidatë për kryetar në Partinë Demokratike.
Turp i madh si e bëri Lulzim Basha Partinë Demokratike. Nga parti e idealeve të Dhjetorit, sot në një shoqatë që në një prej qarqeve më të mëdha të Republikës mbledh vetëm 19 veta për të protestuar kundër qeverisë”, deklaroi Balla dje.
Por pjese ironisë, krahas Taulant Ballës u bë dhe deputeti tjetër i PS, Pjerin Ndreu. Ja çfarë shkruan në statusin e tij në FB:
“Protesta e PD në Elbasan ?! Me te ardhë gjynah si venitet një force politike e si katandiset me 19 militantë! Ka qenë dikur një plak, Namik Hoti, që pat themelu një parti pa asnjë anëtar, por që kur donte, i mblidhte 100 vete! Ndërhyrja e policisë e panevojshme, sepse, i beri publicitet një aktiviteti pa lidhje!”, u shpreh Pjerin Nderu./Ekskluzive .al
Protesta në Belsh
Protesta në Elbasa, shikoni foton e vogël
Proteta ne Cerrik