I dërguari i SHBA për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar nuk ka pranuar të flasë për çështjen e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal duke deklaruar se është një çështje e hapur penale dhe me atë merret ligji dhe drejtësia dhe nuk jam unë që e gjykoj
Duke iu referuar përmendjes së kryeministrit shqiptar në hetim, Escobar tha se marrëdhënia e SHBA është me popullin dhe institucionet, jo individët.
“Nuk mund të flas për një çështje të hapur penale. Marrëdhënia e SHBA është me popullin, me institucionet, jo me një parti, me një individ.
Marrëdhënia me Shqipërinë ka ndryshuar në këto vite duke u forcuar dhe është më e mira që kemi pasur ndonjëherë”, tha Escobar në Top Channel.