Luiz Ejlli është fenomeni i këtij Big Brother Vip2. Ndonëse brenda në shtëpi u fut pa asnjë adresë në rrjetet sociale, Luiz ka arritur që të thyejë rekorde shikueshmërie. Dashuria që fansat kanë për të ka bërë që ata të kërkojnë këngët e tjera të këngëtarit duke u bër kështu hite edhe në clubet e vendit.
Tani që muzika e tij po pëlqehet kaq shumë, pas daljes nga shtëpia më e famshme pritet që ftesat për koncerte të jenë të shumta.
Mirëpo, si duket koncerti i parë është pronotuar, ndonëse ai vijon të qëndrojë në shtëpi. Të paktën këtë gjë ka lënë të kuptohet menaxheri i VIP-ave, Xhani Demika, i cili në emisionin “Natë me Aulonën” ka thënë se koncerti i parë i banorit është prenotuar dhe se çmimi i është rritur si në formë ankandi ku nisi fillimisht me 5 mijë euro dhe tani i ka shkuar 10 mijë euro.
Kejvin Kalo: Si ekspert i jetës së natës, sa mendon se do ta ketë çmimin Luizi kur të dalë jashtë nga Big Brother dhe do japë ato koncertet e veta?
Xhani Demika: Luizi do të kërkohet shumë nëpër ambiente, nëpër clube dhe lufta do të jetë se kush do ta marrë i pari.
Andi Vrapi: Unë e di se kush do ta marri.
Xhani Demika: Andi bën sikur e di, por nuk e di, e presim me bast. E di pse do ta marr unë i pari, sepse shoqërinë e vetë të ngushtë dhe familjarët unë kam shumë marrëdhënie të afërta. Jo se njihem me atë personalisht.
Andi Vrapi: Unë e di se kush e ka prenotuar i pari dhe e di edhe shifrën se kush e ka prenotuar.
Xhani Demika: Shifrën e di edhe unë se sa është, por kam hall ta them se do ta dëmtojmë. Tatim do paguajë ai, por duke qenë se shifra e parë është për shkak të emrit dhe për shkak të marketingut, por që një diskutim që është bërë dhe që është diskutuar, kanë variuar ndryshe. Kanë filluar nga 5, në 7 ka arritur në 10, sepse është bërë si këto që i hedhin në ankand.
Andi Vrapi: Ti me çfarë çmimi e ke kapur ankandin?
Xhani Demika: Me 10.