Gjestin e Efit, Kristi e cilësoi si dhunë fizike. Sipas tij, do ishte mirë që Efi t’i thonte paraprakisht që do e godiste me vezë dhe jo ta kryente në atë mënyrë veprimin.
Kiara u përpoq ta qetësonte situatën, duke qenë se Kristi ishte shumë i acaruar. Ajo i tha Kristit që t’i marrë me më shumë sportivitet lojërat dhe këto situata, sepse është djalë i ri dhe nuk ka ndonjë gjë të keqe.
Luizi nga ana tjetër u shpreh se duke qenë se Efi është kryetarja e Parlamentit, i tha asaj ta godiste me vezë Kristin, për shkeljet që ai ka bërë.
Tensionohet situata, banorët e Big Brother VIP protestojnë për rrëzimin e ‘kryeministrit’
Kristi i kërkoi Bledit që ai të protestojë për gjestin e shëmtuar të Efit, duke qenë se gjithë kohën bën thirrje për drejtësi.
Ndonëse fillimisht nisi si lojë, Kristi u revoltua shumë dhe thuajse e gjithë shtëpia u përfshi në debat.