Sali Berisha e konsideron të turpshëm faktin se paratë e buxhetit të shtetit për partitë politike, si fondet vjetore edhe ato për zgjedhjet vendore, i kalojnë Partisë Demokratike zyrtare.
Berisha tha se paratë e 620 mijë votuesve të PD-së do t’i përdoren ata që janë peng i Ramës.
I pyetur se ku i gjen paratë për fushatë, Berisha tha se ‘po financohet nga fryma e fitores’.
“Ne po financohemi dhe do të bëjmë se shpejti një rregullore. Do të njoftojmë për një rregullore dhe ato fonde do të përdoren për përballimin e nevojave të fushatës.
Partinë Demokratike po e financon fryma e fitores. Forca politike e idealeve të lirisë është në një ngjitje vertikale. Janë të pashpresë”, tha Berisha.