Në “San Siro” u luajt ndeshja e parë çerekfinale mes Milanit dhe Napolit. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 41-në favor të skuadrës së Milanit.
Një aksion fantastik i nisur nga “fantazisti” Brahim Diaz ka përfunduar në gol. Fillimisht spanjolli dërgon një top te “luzitani”, Rafael Leao, i cili me një kros të lehtë e çon topin te algjeriani, Ismail Bennacer, i cili me një goditje fantastike në brendësi të zonës mposht portierin Meret. Rezultati shkon në 1-0.
Me këto shifra 1-0 u mbyll i pjesa e parë.
Ndërkohë në të dytën e njëjta histori të dyja skuadrat në sulm, Milani më tepër nëpritje duke tentuar kundërsulmet ndërsa Napoli në përpjekjet për të barazuar shifrat.
Me sa duket taktika e Piolit funksionon më mire dhe brenda 4 minutave Anguissa lë skuadrën e Spaletit me 10 lojtarë duke marrë dy kartona të verdhë në përpjekje për të ndalur kundërsulmet e Milanit.
Minutat në vazhdim folën sërish për Napolin i cili edhe pse në inferioritet numerik pati disa raste por u përbal me një Meignan në superfomë që mbajti portën e tij të paprekur.
https://www.cdnimpuls.com/video/6437112b34f05.mp4?_=2