osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Nuk e besojnë se është ime bijë”, avokati tregon si të veproni për bashkimin familjar në SHBA

“Nuk e besojnë se është ime bijë”, avokati tregon si të veproni për bashkimin familjar në SHBA

Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhe i Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin biologjik të marrëdhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Kështu shkruan avokati ne pergjigje te atyre qe duan te provojne lidhjen e gjakut per efet te dokumenteve.

Një lexues na shkruan:

Përshendetje Z. Both. Unë kam nevojë për ndihmën tuaj. Jam me green card. Disa vjet përpara unë aplikova për të sjellë vajzën time në SHBA . Paraqita edhe dokumenta që provonin lidhjen e gjakut me time bijë, dmth si nënë e bijë. Dokumentat u dërguan në ambasadën amerikane, por zyrtari i konsullatës nuk e di përse nuk e besoi që vajza ishte bija ime. Ne morëm edhe një letër që që thoshte se ata kishin për qëllim ta refuzonin vizën për të. Letra kishte edhe afatin e fundit kur ne duhet të paraqisnim prova shtesë për të vërtetuar që unë isha nëna e saj. Dhe thoshin që duhet të bëjmë testin e DNA për të provuar lidhjen familjare.

JZ Hartsdale, NY

Unë u sugjeroj që të veproni shpejt, sepse zakonisht afati është kohëshkurtër. Testi gjenetik është një metodë e përdorur nga Shërbimi i Emigracionit dhei Shtetësisë Amerikane (USCIS) dhe Departamenti i shtetit (DOS) për verifikimin biologjik të mardhënies në lidhje me aplikimet ne emigracion. Sugjerimi i testimit biologjik DNA sugjerohet kur nuk ka prova të mjaftushme e evidenca të besushme për të vërtetuar mardhënien familjare. Zakonisht testi i DNA bëhet për të provuar atë. Me këtë kuptojmë mardhënien familjare(të gjakut) si bijtë me prindërit si edhe midis vëllezërve dhe motrave. Marëdhëniet e largëta në fis nuk mund të provohen në mënyrë korrekte. DNA është prove e lidhjes biologjike. DNA përdoret në rastet kur mungojnë apo kur nuk janë të plota e të besueshme provat dokumentare.

Kur analiza e DNA duket e domosdoshme këshilltari i konsullatës ose i emigracionit i sugjeron aplikantëve t’i nënshtrohen këtij testi. Testi i DNA bëhët vullnetarisht në këto raste, nuk është i detyruar dhe të gjitha pagesat bëhen nga i interesuari dhe nga ana tjetër kalimi i testit nuk u siguron vizën. Nëse përfaqsuesi i konsullatës apo i Emigracionit sugjeron testin për lidhjen biologjike u dërgon nje letër te dy të interesuarëve , atij qe bën dokumentat për bashkim familjar dhe tjetrit që përfiton nga kërkesa. Laboratori që zgjidhet për të bërë testin është i autorizuar dhe i aprovuar nga Amerika(American Association of blood Banks(AABB) Lista e laboratorëve gjendet ne internet në adresën http:// www.aabb.org/sa/facilities/Pages/RTestAccrFac.aspx

Pasi ta keni zgjedhur laboratorin është përgjegjsia juaj të caktoni një datë për kryerjen e testit si edhe pagesën për të. Laboratori siç thamë, është i autorizuar dhe I vendosur në listën e aprovuar.

Nga laboratori do t’u kërkohet të paraqesni një letër nga Emigracioni si edhe emrat dhe informacionin biografik , për atë që ka bërë kërkesën(petitioner) dhe përfituesin(beneficiaries) . Saktësia e testit te DNA marrë nga goja ,nga brenda faqes(bulçitë) është e njejtë me testin e dhënies së gjakut. Konsullata aprovon vetem ato teste që që kanë siguri saktësie në shkallën 95% edhe më lart.

Ambasada amerikane me të marrë rezultatin e DNAnga laboratori do të kontaktojë aplikantin e vizës dhe cakton takimin me të. Aplikanti për vizë duhet të sjellë në ambasade një zarf me rezultatin dhe ta sjellin me vete në ambasadë, nëse nuk e sjellin këtë dokument me vete duhet ta përsërisin testin. Kopje të rezultatit të testit individi duhet t’i sigurojë nga laboratori, jo nga ambasada.

Dorëzimi i rezultateve ne ambasadë nuk garanton lëshimin e vizës.

Paragrafi i parafundit ketu. Aky proces mund të bëhet brenda një kohe të shkurtër por është e rëndësishme për ju që ta filloni procesin sa më shpejt. Personeli i testimit të DNA janë shumë të mirë në spjegimin e testit. Ndaj mos u shqetësoni, se testi kalon pa dhimbje./ Illyria