ALPEX, Bursa Shqiptare e Energjisë ka nisur operimin në Shqipëri. ALPEX është mbështetur nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila thotë se ky është një hap i madh.
Më anë të një statusi në rrjetet sociale, Kim deklaron se Bursa Shqiptare e Energjisë do të sjellë çmime më të ulëta për konsumatorët dhe më shumë nxitje për investime.
“Siguria energjitike është më e rëndësishmese kurrë. ALPEX është një hap i madh për integrimin dhe rrjetin e energjisë për të stabilizuar furnizimin dhe çmimin e energjisë, që do të thotë çmime më të ulëta për konsumatorët dhe më shumë nxitje për investime. Gjithashtu shtron bazat për një integrim më të gjerë rajonal”, thekson ambasadorja amerikane.