osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Siti shkatërron Bajernin dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales, Interi bën detyrën ndaj Benfikës

Siti shkatërron Bajernin dhe hedh një hap drejt gjysmëfinales, Interi bën detyrën ndaj Benfikës

Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampioneve për sezonin aktual, ku padyshim kryendeshja e mbrëmjes ishte ajo e luajtur në Angli midis Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut.

Skuadra bavareze pritej të tregonte vlera të mëdha në këtë takim dhe faktikisht kjo skuadër e ka potencialin për të bërë gjëra të mëdha. Por Siti ishte dje skuadër pragmatike. Edhe pse dominimin në fushë e mbante Bajerni, Siti tregoi saktësi në pasimin e fundit dhe në finalizim.

Kështu, Rodri shënoi në minutën e 27-të pas asistimit të Bernardo Silvës. ky gol i dha Sitit përparësi të mëdha në ndeshje, sepse mundi të kontrollonte më lehtë mesfushën. Pjesa e parë mbyllet 1-0. Në pjesën e dytë gjermanët e rritën disi fuqinë e sulmit. Por skuadra e Pep Guardiolës diti të menaxhojë mirë lojën mbrojtëse, duke u bërë ballë sulmeve të gjermanëve. Në minutën e 70-të Mançester Siti gjen golin e dytë.

Ishte Haland që dha pasimin e fundit për B.Silvën i cili me një gjuajtje të saktë në këndin e portës shënon golin e dytë. Kjo rrjetë e ngriti lart moralin e Sitit, ndërsa Bajerni i gjendur në disavantazh të dy golave i duhej të menaxhonte më mirë nervat e veta në fundin e takimit. Por dalja para në sulm e penalizoi Bajernin, ku norvegjezi Erling Haland e ndëshkoi në minutën e 77-të pasi shënoi golin e tretë për anglezët. Ndeshja e kthimit do të jetë e hapur, teorikisht, por me fitoren e djeshme Siti ka hedhur një hap përpara drejt gjysmëfinales, sepse është një rezultat që në këto nivele është gati e pamundur të përmbyset.

Ndërkohë, ndeshja tjetër çerekfinale e Champions League e luajtur mbrëmë ishte ajo mes Benfikës dhe Interit, luajtur në Portugali. Benfika kishte surprizuar me ardhjen deri këtu, por shorti që në fillim u pa me avantazh nga italianët, të cilët, të dështuar në kampionat deri tani, u duhej të bënin gjënë e duhur në Ligën e Kampioneve të Europës.

Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0, por në pjesën e dytë Interi e dominoi ndeshjen falë finesës në veprimet sulmuese, duke u treguar racional në finalizim. Në minutën e 51-të Barela shënoi pas pasimit të Bastonit. Ky gol bëri që portugezët të hidhen në sulm e Interi të tërhiqet, por mjaftueshëm për të qenë i rrezikshëm në kundërsulm. Për pasojë, në minutën e 82-të Lukaku shënoi golin e dytë për ekipin italian.

Kjo fitore e bën Interin favorit absolute për të shkuar në gjysmëfinale, ku do të gjejë fituesin e çifitit tjetër italian, Milan-Napoli, një duel që do të luhet sot në mbrëmje. Dueli tjetër i Champions mbrëmjen e sotme do të jetë Real Madrid-Çelsi. Të dy takimet nisin në orën 21:00.