Nominimi mbrëmjen e djeshme u zhvillua shumë ndryshe nga herët e tjera. Banorët shkuan një më një në dhomën e rrëfimit dhe si gjithmonë thanë dy emra dhe dy arsye.
Ata si gjithnjë votuan banorët me të cilët kanë përplasje, debate dhe keqkuptime me njëri-tjetrin. Por, këtë herë, katër banorët me më shumë vota, fituan imunitet.
Katër banorët me më shumë vota janë: Kiara, Efi, Kristi dhe Dea dhe ata automatikisht fituan imunitet.
Luizi, Qetsori, Elvisi, Keisi, Bledi, Nita, dhe Jori shkojnë automatikisht në nominim.