osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Nuk i njoh fare Zoton dhe Mërtirin”! Administratori i Integrated Energy: Çfarë ndodhi me Kryemadhin?

“Nuk i njoh fare Zoton dhe Mërtirin”! Administratori i Integrated Energy: Çfarë ndodhi me Kryemadhin?

Administratori i Integrated Energy, Daniel Vermeulen, ka folur mbrëmjen e sotme në “Top Story”, ku i është përgjigjur pikëpyetjeve që janë ngritur mbi funksionimin e inceneratorëve.

Ai tha se akuzat e Kryemadhit kanë disa arsye përse ndodhin dhe se videoja që ajo ka ndarë, sipas tij është për t’i prishur imazhin kompanisë dhe është bërë në një ditë pushimi.

Teksa është pyetur për lidhjen me Mërtirin dhe Zoton ai është përgjigjur se nuk ka asnjë lidhje dhe se nuk i njeh.

Vermeulen tha se të gjitha të ardhurat që gjenerohen në incenerator, shërbejnë për përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve të kompanisë.

“100 mijë euro në ditë do të dija të ishte kjo e vërteta, këto akuza që Kryemadhi hedh kanë disa arsye përse mund të ndodhin. Për t’u kthyer pas për atë video që është shumë e dëmshme, kjo është bërë gjatë një periudhe pushimi dhe kjo është e vërteta. Ne kemi një kapacitet të caktuar të mbetjeve që riciklojmë çdo ditë dhe i vetmi moment që i çojmë në landfill është kur nuk kemi hapësirë”.

Pse paguajmë 29 euro për ton kur nuk ka incenerim?

Sipas kontratës nuk thuhet që ne jemi thjesht incenerator, nuk bëjmë vetëm incenerimin, por edhe riciklim, nuk e di pse i bën të gjitha këto komplikime Kryemadhi sepse ne e kemi bërë kontratën.

E keni shkelur kontratën? Cili është afati juaj?

Jo nuk e kemi shkelur, duhet ta mbyllim inceneratorin brenda vitit 2025.

Janë bërë shumë akuza për inceneratorin e Tiranës, a kanë ardhur gazetarë apo autoritete t’ju pyesin si funksionon?

Ne kemi pasur vetëm një intervistë vetëm me një media që na ka kontaktuar por ne kemi ftuar të gjithë mediat janë të lira të vijnë e të shohin çdo gjë. SPAK-u na ka kontaktuar por s’mund të them asnjë informacion.

Çfarë lidhje keni me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton?

Asnjë lidhje, nuk i njoh.

Përfitimet janë ri investuar?

Të gjitha përfitimet shkojnë në përmirësimin dhe shtimin e kapaciteteve. Gjithçka që marrim e ri investojmë.