osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

HEC i Sekës me letra false; në skenë Bardhyl Muçeku dhe 4 italianë. Si fshihet Bashkim Ulaj pas krimit mjedisor në Prell-Urakë

HEC i Sekës me letra false; në skenë Bardhyl Muçeku dhe 4 italianë. Si fshihet Bashkim Ulaj pas krimit mjedisor në Prell-Urakë

jë krim masiv mjedisor, bazuar në dokumente false, falsifikim firmash, ryshfet, mashtrim, zaptim dhe shkatërrim të pronës private, ka ndodhur mbi lumin e Urakës, në kanionin e Sekës dhe po shtrihet deri në Lurë. Produkt i aktivitetit kriminal është ndërtimi i hidrocentralit të Sekës, duke devijuar rrjedhën natyrore të ujit dhe dëmtuar ekosistemin.

Leja është dhënë në kundërshtim me ligjin nga pushteti i Sali Berishës në 2013 dhe më pas krimi është thelluar nga pushteti i Edi Ramës në 2017, me një tjetër leje.

Në skenë dalin kompanitë “SEKA HYDROPOWER”, derivat i kompanisë HYDRO-PROJECT, me pronar në letra Bardhyl Mucekun dhe 4 pleq italianë, Paolo Scotta, Clelia Scotta, Eligio Scotta dhe Pier Carlo Maria Bona, të cilët as që e dinë se çfarë masakre kanë bërë në emrin e tyre ‘ujqërit’ e Tiranës

Bardhyl Muçeku
Pas kompanive zinxhirë qëndron oligarku Bashkim Ulaj, oktapodi i koncensioneve të rrugëve, tenderëve korruptivë, shkatërrimit të Valbonës me HEC-e kriminale dhe të bllokuara nga drejtësia, i guroreve, pastrimit të parave dhe i kullave në Tiranë, në njërën nga të cilat ka edhe zyrat Sai Berisha. Ky i fundit, i cili ka ndarë pasuritë publike me Bashkim Ulajn nga viti 2005 deri në vitin 20013, ka marrë edhe disa apartamente për vete, dhëndrin dhe të bijën tek pallati i Ulajt në rrugën Mustafa Matohiti.

Nuk është çudi që Ulaj të mbulojë dhe manaxhojë paratë e Sali Berishës, i cili nuk thotë asnjë fjalë për koncensionin 1.3 miliardë euro që Rama i dha Ulaj për rrugën Thumanë-Kashar, duke ngritur dyshime se koncensioni është një dhuratë e Ramës për Familjen Berisha, pjesë e listës së zezë së SHBA-ve për korrupsion.

Nëse për të marrë rreth 30 milionë euro tenderë me letra false me kompaninë DH Albania, Bashkim Ulaj përdori çunakun Avdjol Dobi që ia hodhi me 6 muaj burg; për hidrocentralin mafioz në Sekë, tre hidrocentrale në Tiranë dhe një në Elbasan, Bashkim Ulaj ka përdorur Bardhyl Mucekun, i cili është edhe aksioner me 10 %. Ndërsa Ulaj ka finalizuar pazaret me ministrat e Energjitikës së Berishës dhe më pas të Edi Ramës, Muceku është angazhuar për zbatimin e skemës së korrupsionit në terren.

Dhe pikërisht në terren janë konsumuar vepra të rënda penale, si falsifikimi i firmave të banorëve që duhet të jepnin dakortësinë për devijimin e burimeve ujore, shkelje të rënda dhe manipulime sa i takon pasojave në mjedis, mungesë investimesh siç parashikohet në letra, inspektime dhe analiza fiktive, shkatërrim të pronave private të trashëguara brez pas brezi, korrupsion me ish kryetarë komunash për pronat ku janë kryer punime dhe ndërtime të pa ligjshme, ndotje të mjedisit etj.

Nga ndërhyrjet barbare e kanë pësuar deri tek lakuriqët e natës, për të cilët Bashkimi Evropian parashikon mbrojtje të veçantë, ndërsa ne u vendosim minat për biznesin e Bashkim Ulajt dhe sekserëve të tij.

Ulaj përdor personazhe të tjerë për punë të pista; së pari për t’i shpëtuar veprimit të ligjit dhe së dyti për të mbuluar fijet e tij që kanë kapur ekonominë dhe që po rrënojnë pasuritë natyrore të Shqipërisë. Nuk është rastësi që ashtu si Sali Berisha, edhe Bashkim Ulaj nuk udhëton dot më drejt SHBA-ve. Vijon…/Pamfleti