Në vend që të ishte në burg për aferat me pronat e ushtrisë kur ishte gjeneral i interesave të Tan Dulakut, vijon ende të bilbilosë i lirë ekrenave, madje edhe të bëjë avokatin e Kreshnik Hajdarit të Kuçovës, i cili ka fshehur një dënim në Greqi.
Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, ish-shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura, post të cilin e përdori për të kaluar bazat ushtarake në duart e oligarkëve që pastrojnë paratë e krimit.
Në këmbim, besohet se oligarkët ndikuan tek Rama për ta bërë Kollçakun deputet.
Kollçaku paradite hyn fshehurazi në SPAK dhe qëndron nga 3 orë duke dhënë llogari për aferat me pronat e ushtrisë, ndërsa pasdite del ekraneve duke mbrojtur kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdarin, i dënuar në Greqi.
Dhe për më tepër, deputeti Bardhyl Kollçaku gënjen publikun, teksa thotë se Kreshnik Hajdari nuk e ka ditur se ka qenë i dënuar.
Siç edhe e konfirmon ky vendim i gjykatës greke, Kreshnik Hajdari ka qenë prezent kur është dënuar, që do të thotë se Hajdari ka fshehur dënimin dhe ka manipuluar formularin e dekriminalizimit.