Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është kujtuar sot për shëndetësinë, teksa shkruan se kryeministri Edi Rama po mashtron qytetarët me të ashtuquajturën shëndetësi falas.
Por, vetëm Petrit Vasili nuk mund të flasë për shëndetësinë, pasi daja i tij Rasim Hamzaraj, po nonton në paratë e tenderave.
Vetë Vasili, përgjatë kohës që mbante postin e Ministrit të Shëndetësisë, 2009-2012, i ka dhënë tendera kompanisë “Megapharma Shpk”, në pronësi të Rasim Hamzaraj, të cilin e njohin me pseudonimin Luçi. Dhe jo pak, por 13 milionë euro tendera.
Partia Socialiste, kur ishte në opozitë, deklaronte se Vasili kishte lidhje të afërt gjaku me Hamzaraj, ai ishte djali i dajës së ministrit.
Nga viti 2015 deri në vitin 2022, Rasim Hamzaraj ka marrë rreth 1 200 tendera në shëndetëdi me vlerë mbi 40 milionë USD. Kjo mund të jetë edhe një taktikë e Ramës për t’i mbyllur gojën Partisë së Lirisë dhe Foltoren.
Qeveria u ka dhënë gjithashtu qindra milionë euro tendera, koncensione dhe prona publike klientëve të Sali Berishës dhe Ilir Metës.
Nuk është rastësi që Berisha, Meta dhe Kryemadhi nuk kanë guximin që të përmendin qoftë emrin e një oligarku.