Kapo i korrupsionit zyrtar Sali Berisha iu përgjigj pyetjeve dhe komenteve të qytetarëve në komunikimin e tij të parë të hapur në rrjetet sociale. Saliu premtoi se do të anulojë projektin 2.1 miliardë euro të ndërtimit të 12 mijë apartamenteve dhe një porti jahtesh rreth Portit të Durrësit, vendimin e qeverisë për shembjen e banesave mbi 50-vjeçare, zhvillimin ekonomik të zonave rurale, etj.
Berisha nuk ndali akuzat ndaj ambasadores amerikane Yuri Kim, por dhe familjes së rivalit të tij, kryeministrit Edi Rama. Ai deklaroi se ambasadorja Kim së bashku me gruan e kryeministrit, Linda Ramën u kanë kërkuar prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ta arrestojnë Berishën pasi është shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion, minim të demokracisë dhe pengim të drejtësisë.
Në fund, ai u bëri thirrje të gjithë emigrantëve që të votojnë kandidatët e tij në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Yuri Kim, Berisha: SHBA të hetojë aferat korruptive dhe pasuritë e saj në Shqipëri
Në komunikimin “live” me qytetarët, gërdalla i PD ës fantazem akuzoi sërish Yuri Kim se është e korruptuar dhe e lidhur fort me qeverinë socialiste. Ai kujtoi se diplomatja amerikane nuk ka reaguar fare për shpërthimin e skandalit “McGonigal”, madje ka tejkaluar kompetencat e saj duke i kërkuar SPAK ta arrestonte Berishën.
Në fund, Saliu bëri me dije se u ka kërkuar autoriteteve shtetërore amerikane të hetojnë skandalet korruptive dhe pasuritë e Yuri Kim në Shqipëri. Ai premtoi se është i gatshëm të bashkëpunojë në këtë drejtim me Uashingtonin. “Mjafton të kujtoj këtu se prokurorët që ajo ka kapur vazhdimisht me kërkesën staliniste se pse nuk e arrestoni Sali Berishën.
Aspekt tjetër shumë i rëndë është qëndrimi në aferën McGonigal. Ajo është kokë e këmbë e përzier dhe një kopje me fustan e McGonigal në kuptimin e korrupsionit nga kjo qeveri për të luftuar opozitën në mënyrën më të paprinciptë. I kam bërë thirrje inspektorit të përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA, FBI, të hetojë aferat korruptive, përfshirë pronat e saj në Shqipëri.
I garantoj se PD është e gatshme të ndihmojë në transparencën e këtij hetimi”, u shpreh fillimisht Berisha.
Familja Rama, Berisha: Gruaja e kryeministrit ka kërkuar arrestimin tim
Më tej, kreu i fraksionit të “Foltores” akuzoi thjeshtrën e kryeministrit Edi Rama se përfiton tenderë nga qeveria e drejtuar prej ti. Berisha nuk kurseu nga sulmet as bashkëshorten e rivalit të tij. Ai zbuloi se Linda Rama u ka kërkuar prokurorëve të SPAK ta arrestonin atë.
Ish-kryeministri premtoi se familja Rama do të përgjigjet para ligjet për abuzimet me pushtetin dhe korrupsionin. “Unë e di se zonja Rama tërbohet dhe humbet kontrollin dhe kap prokurorët si guvernatorja se pse nuk arrestojnë Sali Berishën. Problemi i thjeshtrës është se vrapon pas tenderave në mënyrë të paligjshme. Asnjë pjesëtar i familjes nuk mund të marrë pjesë në prokurime, direkt apo indirekt. Megjithatë, këta do përgjigjen para ligjit një ditë”, u shpreh Berisha për familjen Rama.