I dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka mberritur ditën e sotme në Shqipëri ku po takon zyrtarët më të lartë të shtetit shqiptar si dhe përfaqësuesit politikë.
Escobar në mesditë ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në kryeministri.
Bëhet me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë situata politike në vend.
Kujtojmë që ditën e sotme në orën 18:00 Partia Socialiste do të hapë edhe fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.