osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Spartak Ngjela: Amerikanët kanë prova përvëluesve për Berishën, ja ‘kleçka’ që do përdorë Uashingtoni për të ekstraduar Saliun në SHBA dhe rreziku që i kanoset çiftit Meta-Kryemadhi

Spartak Ngjela: Amerikanët kanë prova përvëluesve për Berishën, ja ‘kleçka’ që do përdorë Uashingtoni për të ekstraduar Saliun në SHBA dhe rreziku që i kanoset çiftit Meta-Kryemadhi

Avokat i njohur, Spartak Ngjela thotë se ish-kryeministri Sali Berisha dhe aleati i tij, Ilir Meta janë në një rrugë pa krye dhe me lëvizjet e tyre vetëm se acarojnë situatën e tyre në politikë ndërkombëtare. Duke komentuar situatën politike në vend, Ngjela u shpreh se fajin për situatën ku ndodhet PD e ka Berisha.

Sipas tij ai, lufton për hallet e tij dhe jo të partisë. Ngjela po ashtu sulmoi ish-kryeministrin Berisha, teksa theksoi se ai është me çrregullime mendore. Ndërsa për aleatin e tij, Metën, avokati theksoi se e di gjithë Shqipëria se është i korruptuar. Ndërkohë, ndalur tek deklarata e tij për një gjyq të mundësh të Berishës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, zoti Ngjela ka treguar edhe ‘kleçkën’ që do përdorë Uashingtoni për të ekstraduar kreun e “Foltores” në SHBA.

Po ashtu, juristi i njohur ka treguar edhe rrezikun që i kanoset çiftit Meta-Kryemadhi në rast se këtë të fundit kanë cenuar interesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më poshtë gazeta “SOT”, po sjellë prononcimi e plotë të avokatit të njohur, Spartak Ngjela dhënë ditën e djeshme për një media.

Përplasja Yuri Kim-Berisha

“Ka një rregull në marrëdhënien ndërkombëtare të një shteti, cili është aleati kryesor dhe aleati jonë është SHBA. Po ata që janë ‘non-grata’ në Amerikë, çfarë pune kanë me Shqipërinë, fakti që janë non grata në Amerikë do të thotë se janë me Moskën nuk dihet nëse i financon apo jo, por Moska të financon.

Nuk ka ndonjë impakt të madh që mund të mendosh se do shkaktoj trazira në politikën e jashtme të Shqipërisë të shohim se si do të veprojë politika amerikane. Po ku ka fuqi ai të merret me politikën e lartë amerikane. Korrupsioni është krim në Amerikë pse nuk e ka denoncuar ai. Por ai është i korruptuar për korrupsion natyrisht që do të ketë ç’thurje mendore, ai nuk është as kryetar i Partisë Demokratike, ai është kryetari i një fantazme partia ligjore është ajo e Alibeajt. Po për çfarë i duhet Amerikës se ca është ai në Shqipëri, ne jemi në NATO dhe NATO e drejton Amerika, fakti që ai del kundër tyre do të thotë se ai është edhe kundër Shqipërisë. E kuponi se kush e ka drejtuar vendin tonë një njeri pa vlerë”, deklaroi ai.

Ekstradimi i Berishës drejt SHBA

“Unë thash në rast se rezulton se ai ka bërë një krim që dënohet në Amerikë se ka cenuar interesin Amerikan. Shqipëria para një viti ka nxjerr një ligj në Parlament që çdo nivel i lartë i politikës shqiptare qoftë edhe kryeministri i vendit që ka bërë një krim kundër interesit amerikan dhe Amerika kërkon ta ekstradoj do të ekstradohet menjëherë”, u shpreh Ngjela.

Lidhjet ruse të Kryemadhit

“Nuk ka proces gjyqësor ndaj saj. Po të kishte proces gjyqësor do të kishte impakt negative në zgjedhje. Po ata nuk kanë vlerë, Saliu do vetëm ti tregoj Amerikës se është i fortë, por nëse ka shkelur ligjin Amerikan nuk e ka të lehtë të shpëtoj. Gjithë Shqipëria e di që Meta është e korruptuar, ata janë në hall! Ç’punë kanë shqiptarët që të merren me to. Mediat shqiptarë s’duhet të mbështesin një të korruptuar”, tha avokati.

Vendimi i qeverisë për të rritur pagat

“Sepse është parti e madhe dhe ka pasur elektorat të madh, por me rritjen e rrogave është me vonesë, dhe tani që po i rrit se çfarë po bënë i rriten minatorëve, mjekëve. Rritja e rrogave krijon impakt të madh në treg sepse rrit konsumin, rritja e konsumit rrit qarkullimin e monedhës. Kur ti hedh në treg një masë të madhe monetare ajo të kthehet pas, e ka pasur gabimin deri tani dhe është duke korrigjuar gabimin apo bënë sikur këtë do ta shohim”, theksoi juristi.

Zgjedhjet e 14 majit

“Saliu nuk merr dot bashki, nuk ka rëndësi kush shkëputet. PD edhe sikur të ishte e bashkuar nuk fiton in dot se përçarja ka krijuar një opinion negativ në opinionin publik. PD e gjitha bashkë sot është 25 për qind sipas sondazheve. Po edhe sikur të bashkohen nuk shkojnë dot as tek 30 për qind, Berisha e shkatërroj PD. Po duhet parë se si do të precipitojnë këto ngjarje.

Po ashtu, mendoj se qytetet e mëdha PD si merr dot, pastaj se çfarë do të bëhet me qytetet e vogla mbetet për tu parë. Po Shkodra, Rama ia ka lënë Shkodrën Saliut, por se çfarë do të bëjë në këtë rast se dimë, fakti që se kanë marr këta ata kanë mbetur pa investime nga marrëzia e saj. Për çfarë i duhet Shkodrës Saliu kur është ‘non-grata’ në Amerikë.

Nuk e di këtë nëse do të kthehet. Ata duan një burrë shteti në krye të PD, Alibeaj nuk është burrë shteti, nuk e ka diksionin e elokuencës të një fjalimi politik. Por a do ta gjej PD një lider të përbashkët që ta pranojnë të dyja palët dhe të bashkohet? Nëse janë të mençur duhet që ta bëjnë”, nënvizoi dje avokat i njohur, Spartak Ngjela.