osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Fatos Klosi: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Saliut ndaj ambasadores Kim dhe pse Meta-Berisha janë bërë bashkë, shumë të korruptuar po livadhisin në Shqipëri dhe SPAK duhet të veprojë

Fatos Klosi: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të Saliut ndaj ambasadores Kim dhe pse Meta-Berisha janë bërë bashkë, shumë të korruptuar po livadhisin në Shqipëri dhe SPAK duhet të veprojë

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend dhe atë përtej saj. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, zoti Klosi ka treguar se çfarë fshihet pas sulmeve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim dhe pse Meta-Berisha janë bërë bashkë.

Sipas tij, shumë të korruptuar po livadhisin në Shqipëri dhe SPAK duhet të veprojë. Ndërkohë ish-kreu i SHISH, ka treguar edhe rrugën që do ndjekë SHBA për të ‘çmontuar’ Berishën, ndërsa ka zbuluar disa arsye se përse nuk do ketë përdorim të armëve bërthamore nga fuqitë e mëdha, nisur nga lufta Rusi-Ukrainë dhe kërcënimet.

-Zoti Klosi, SPAK ka në dorë tashmë shitjen e 4 hidrocentraleve nga Berisha tek KURUM. Mendoni se rrezikohen pozitat e ish-kryeministrit si dhe aleatëve të tij të përfshirë në këtë skandal?

Ato nuk është se i shitën fshehur, ai vendim u mor dhe e dinë të gjithë dhe unë them se është pak vonë, mbase më mirë vonë se kurrë. Ka skandale më të freskëta, mbase edhe ne kemi pritshmëri shumë të mëdha për reformën në drejtësi. Unë nuk po shoh deri tani ndonjë gjë konkrete, përveçse kanë deklaruar se kanë pranuar çështje si kjo e hidrocentraleve që është një çështje e vjetër.

Atëherë për këtë çështje mbaj mend nuk më erdhi mirë sepse ata ishin hidrocentralet më të vjetër dhe që prodhonin dhe nuk punonin me humbje dhe iu shitën privatit. Mund t’i shitet privatit një aktivitet që në dorën e shtetit nuk funksionon, që shteti e ka shumë të vështirë, pra një industri me humbje, por hidrocentralet kurrë nuk kanë qenë me ulje. Megjithatë unë kam filluar që ta humb besimin tek SPAK. Pra ata që vjedhin i kanë marr masat që të mos akuzohen për vjedhje, por merita e SPAK kjo është, që ta kapin kush është korrupsion e kush jo.

-SHBA po investohet fuqishëm në Ballkanin Perëndimor për të goditur lidhjet ruse, Escobar vjen në Tiranë pak javë para zgjedhjeve të 14 majit, çfarë mendoni se i pret anti-amerikanët në Shqipëri të cilët kanë dalë hapur kundër SHBA?

Ky popull ka shumë shpresë tek Amerika, sepse na ka ndihmuar shumë edhe në vitet 1990, pastaj edhe reforma në drejtësi është punë e tyre. Mbas luftës në Ukrainë u bë e qartë se Rusët po punojnë për interesat e tyre dhe një nga objektivat e tyre është Ballkani dhe cilësohet si dëshira për të dal në ujërat e ngrohta, pra në Mesdhe, edhe pse nuk është se janë aq të fortë sa mendohej sepse po luftohen edhe nga Ukraina. Ballkani Perëndimor është rajon interesant për amerikanët.

-Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim këtë javë gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës” iu bëri thirrje shqiptarëve të distancohen nga Sali Berisha dhe të mos e votojnë atë, pasi është shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Madje, zonja Kim akuzoi Berishën se është përfshirë ne korrupsion domethënës dhe e krahasoi atë me një zjarrvënës që i ka venë zjarrin Shqipërisë. Keni një koment?

Nuk është hera e parë që ajo bënë këto deklarata dhe ka thënë se Berisha është “non-grata” dhe nga ana tjetër Saliu po vazhdon punën e tij që t’i bind shqiptarët që kjo nuk është e vërtetë. Por deri tani ne nuk kemi parë as amerikanë dhe as evropian që ta takoj Berishën. Berisha vet e di këtë, por nuk po e pranon.

– Si ju duket bashkëpunimi Meta-Berisha. Pse ata janë bërë bashkë dhe a do kenë sukses me 14 maj, siç premtojnë dhe përbetohen çdo ditë?

Janë bërë bashkë sepse Saliu nuk regjistrohej dot në zgjedhje pa u bashkuar me Metën, për Berishën ka qenë një lëvizje e detyruar, mbase për Metën nuk ka qenë e detyruar po e ka thënë prej kohësh që e ka pëlqyer Berishën si politikan. Ata e treguan se së bashku ishin edhe në zgjedhjet e kaluara të pjesshme lokale që bashkëpunuan. Mesa duket Meta nuk i ka dëgjuar amerikanët, pavarësisht se u diskutua shumë kjo temë edhe kur u takua me ambasadores amerikane, Yuri Kim. Por gjasat janë sipas meje shumë të vogla që ata të fitojnë.

-Javën e kaluar lajmet njoftuan se Rusia do vendosë armë bërthamore në Bjellorusi. Si e shihni këtë lëvizje?

Janë deklarata për të demonstruar fuqinë e saj. Natyrisht ajo edhe mund ta bëjë. Rusia për të pretenduar se është vend i fuqishëm mund të ndodh, po nuk ka ndonjë ndryshim janë armët bërthamore në Bjellorusi apo në Rusi. Bjellorusia është vend aleat me Rusinë, nuk është një vend i vogël dhe nuk është se përbën ndonjë problem. Armët bërthamore kanë qenë në Bjellorusia dhe më pas u tërhoqën nga rusët, por që besoj se nuk do të përdoren kurrë sepse janë të tmerrshme. Përdorimi i tyre do ta çonte botën në një katastrofë, deri tani ato thjesht kanë funksionuar me ekzistencën e tyre.

-Ukraina ka kërkuar municion edhe me uran të varfëruar. Anglia është thënë e gatshme t‘ia dërgojë. Është armë bërthamore?

Jo nuk është armë bërthamore. Predhat me uran të varfëruar urani është metali më i rënd dhe duke fluturuar shumë shpejt ka një energji kinetike të madhe dhe është njësoj si të jenë predha prej plumbi, por nëse përplaset me një tank do shkatërrohet plumbi. Ndërkohë, urani që është i varfëruar është material i rënd. Vetëm termi uran mbase i tremb njerëzit, por nuk shoh ndonjë problem. Nuk përdoret radioaktiviteti i tij por densiteti i madh i tij. predhat me uran kualitet të lartë, predhat me uran janë për të shkatërruar tanket, bunker nuk janë bërthamore.

Intervistoi: Sidorela Braçja