osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Baba” Taku zbardh shkresat shokuese të ’97: Berisha dha 700 pasaporta diplomatike, pajisi gjithë familjen e tij dhe e largoi nga Shqipëria, ja pse hapja e kësaj dosjeje do të sjellë befasira të mëdha

“Baba” Taku  zbardh shkresat shokuese të ’97: Berisha dha 700 pasaporta diplomatike, pajisi gjithë familjen e tij dhe e largoi nga Shqipëria,  ja pse hapja e kësaj dosjeje do të sjellë befasira të mëdha

Spartak Braho, ish-deputet i njohur i Partisë Socialiste ka zbuluar prapaskena të forta nga politika shqiptare. Në një intervistë për gazetën “SOT”, Z.Braho, foli për zgjedhjet lokale të 14 majit, koalicionin Meta-Berisha, zgjedhjet e kandidatëve të PS, hetimin e SPAK ndaj ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, si edhe ngjarjet e ’97. Sipas ish-deputetit Braho nëse hapet kjo dosje do të sjellë befasira të mëdha. Ai ka zbardhur disa shkresa shokuese të kaosit që përjetoi Shqipëria në atë periudhë dhe rolin që pati Sali Berisha.

-Zoti Braho, është i vonuar rasti i zotit Ahmetaj, kontrollet në shtëpinë e tij?

Të gjitha janë të vonuara. Edhe SPAK ka vështirësi, sepse duhen prokuror, duhen fonde që të punojë më së miri logjistika. Kështu që nuk është se kanë shkopin magjik, akuzat duhen ndjekur, duhen investiguar. Ai s’është marr i pandehur, duhet që ti komunikohet se për çfarë akuzohet të paktën.

-PS thotë se këto zgjedhje mund të jenë të duhurat për të pretenduar Shkodrën, ju e shihni të mundshme?

Kandidati është i mirë i Partisë Socialiste për Shkodrën. Unë nuk hamendësoj dot se fiton PS por mundësit janë. Forca në zgjedhje është Tirana, Korça, Elbasani, Vlora, për Durrësin janë të rrezikuar madje ka mundësi të ketë ndonjë rezultat të papritur në Durrës. Për PS atje vazhdon ta bëjë fushatën një non grata Vangjush Dako.

-Ju shihni se shumicën e bashkive do ta fitoj Partia Socialiste?

Ata të PS kishin bërë një llogari që mund të marrin 40 bashki. Por unë them se mund të marrin edhe më shumë, por është edhe një gjë që gjithë ky parashikim që bëjmë ne nuk përputhet me qeverisjen, sepse është me shumë dobësi dhe të meta. Shqipëria është me atë problematikë shoqërore të viteve 30, zhvillim ka por nuk matet zhvillimi vetëm me lartësi pallatesh, por matet me zhvillim shoqëror, derisa ka varfëri dhe skamje dhe shtresat në nevojë nuk trajtohen ashtu si duhet.

-Sa i përket sulmit të ndodhur pak ditë më parë ndaj “TCH”, si e shihni?

Është një ngjarje shumë e rëndë. Pati një solidaritet ndaj gazetarëve dhe mediave të tjera por problemi është pse ndodhi dhe kush janë fajtorët dhe autorët, pati edhe një viktimë e pafajshme për shkak të pozicioni ku ka qenë. Por lind pyetja a është ky një sulm ndaj një media të lirë, unë them se është edhe më shumë. Motivet ende janë të pasqaruara, hetimi dhe zbulimi i të vërtetës do të tregoj motivet e sakta, por në themel qëndron hakmarrja ndaj këtij televizioni, por është sulm kriminal me sfond hakmarrës, por ja lëmë hetimeve.

-Si e shihni ju politikën aktualisht, pasi PD është me dy fraksione dhe një mazhorancë nga ana tjetër që ka bërë premtime për rritjen e pagave?

Zgjedhjet me përjashtim të Veliajt që po bënë një fushatë pozitive, që nuk po përdor fyerje ndaj kundërshtarëve kështu duhet të jetë pjesa tjetër është negativitet i paskrupullt. Shoh Berishën vazhdon me zhargonin e ‘92, vetëm akuza, shpifje, bëhet herë prokuror herë gjykatës, një fushatë e dal boje që nuk e ngroh elektoratin qofte edhe atë të djathë.

Ato prezantime që bënë në rrethe më shumë do t’i prishë punë, por nuk është se fitojnë pikë ata me praninë e Berishës, por i ul kuotat e kandidatëve që ka propozuar Partia e Lirisë. Rama ende nuk e ka filluar fushatën, tani fillon prezantimi dhe duke përjashtuar Veliajn që po bënë një fushatë të mirë dhe është fitues dhe do fitojë më shumë këshilltarë nga sa ka deklaruar.

-Po listat e përbashkëta të PD me PL si e shihni?

Nuk arrij ta justifikoj dot atë koalicion, është bashkuar iriqi me gjarprin dhe ca del nga ky bashkim. Përveç negativitetit dhe mburrjeve asgjë nuk tërheq vëmendjen, kurse ata të Alibeajt me zor po e fillojnë dhe me probleme me përfaqësimin e bashkive ka pasur edhe sitat jo normale një pjesë janë tërhequr.

-Ju thatë që Veliaj është fitues, por kemi një mazhorancë me disa disavantazhe në zgjedhje pasi ka pasur ngjarje ku janë përfshirë zyrat të lartë të PS, a e ul kjo besimin tek ata që do të votojnë?

Kjo është e vërtetë në fakt, sepse shkon difektoze në këto zgjedhje. Janë disa ministra të akuzuar, deputet që kanë lidhje me korrupsionin për të cilët Rama thotë se kanë përgjegjësi individuale, natyrisht ata kanë përgjegjësi personale, por morale e ka drejtuesi i shtetit, në këtë rast kryeministri, sepse ai i ka zgjedhur. Ai ka përgjegjësi, por një nga sëmundjet e Ramës është ajo e liderit të pagabueshëm, me emërimet ka qenë defektoz. Populli e njeh mirë edhe Berishën dhe Partinë e Lirisë dha ata që e drejtojnë atë parti. Saliu është kriminel i bënë të gjitha. Nuk ka prirje PS të organizohet në veprimtari kriminale, ai që ka djegur njëherë vendin mund ta bëjë përsëri.

-Ju keni përmendur së fundmi se vendi rrezikohet sërish nga një 97’ e dytë. Por nëse kthehemi pas në kohë edhe pse kanë kaluar 26 vjet, askush nuk është dënuar deri më sot dhe nuk është zhvilluar asnjë gjyq për ’97-n. Duket se politika në të dy krahët e saj nuk ishte e interesuar që të hapej ajo çështje. Mirëpo, ndonëse me vonesë, edhe pas ka shumë vitesh, a ka mundësi të rihapet ajo dosje?

Më përpara duhet të pyesim se pse u mbyll ajo dosje krimesh nga më të mëdhatë që kemi njohur dhe kush ishte i interesuar që ta mbyllte atë histori? Fatkeqësisht, mazhoranca e majtë që erdhi në pushtet në fund të qershorit 1997, bëri sikur e dëgjoi raportin që përgatitëm ne, por në të vërtetë, pavarësisht se ky raport u dorëzua në Prokurori, nuk u ndërmor asnjë hap. Edhe sot e kësaj dite. A ka mundësi të hapet ajo dosje? Pa diskutim. Ne flasim për reformë në drejtësi, por më përpara është klasa politike. A është e interesuar ajo të gjykohet ’97-a dhe të ndëshkohen fajtorët? Unë them me përgjegjësi të plotë se po të ketë vullnet klasa politike, dosja hapet.

Dhe do të kemi befasira të mëdha. Por, le të presim…Për gazetën “SOT” po sjell një pjesë nga raporti i Komisionit Hetimor të 97’. Komisioni disponon një bazë të gjerë dokumentare të përbërë nga plane e harta operacionale luftarake nga urdhra për mobilizim të pjesshëm, zhvendosje trupash, dhe armatim të lehtë dhe të rëndë luftarak drejt Jugut të Shqipërisë, nga ana e ushtrisë, urdhra për armatosjen e strukturave të Ministrisë së Brendshme, Gardës dhe SHIK-ut me armatim të rëndë si raketa e topa, transportues të blinduar, mitralozë, granata etj.

Të gjitha këto urdhra të dhëna nga drejtuesit e ushtrisë si Safet Zhulali, Adem Çobani, Leonard Demi, Halit Shamata, Asllan Bushati etj., u shoqëruan me veprime goditëse luftarake kundër popullsisë së qyteteve kryesore në Jug duke filluar nga mitralime e goditje me raketa nga ajri, e deri tek përgatitjet për goditje me lëndë helmuese, për shkatërrimin e urave kryesore të vendit si ajo e Rrogozhinës, e Mifolit etj.

Kështu gjatë periudhës mars-qershor 1997 me dekrete të veçanta ish Presidenti Berisha fali një numër të madh kriminelësh dhe persona në kërkim, të cilët u bënë krerët e disa bandave kriminale dhe një pjesë e mirë e këtyre pas amnistisë, si dhe shumë rekrutë që u inkuadruan në gardën Nr.2 presidenciale u pajisën me porosi të presidentit me rreth 700 pasaporta shërbimi dhe diplomatike duke përfshirë të parët familjarët e tij edhe tërë krushqinë e tij, të cilët i morën këto në 12.3.1997 një ditë para situatës në Tiranë, veprime të cilat u kryen në kundërshtim me kriteret dhe rregullat ligjore.

Intervistoi: Rigels Seliman