Luizi dhe Kiara u ulën për të ngrënë darkë me njëri-tjetrin. Luizi e mbaroi të gjithë gjellën dhe priti që të përfundonte edhe Kiara.
Kjo e fundit po i bënte “naze” ushqimit dhe tha se nuk i hahet më. Luizi i tha asaj se do e mbarojë ushqimin deri në fund sepse është dobësuar dhe duhet të shtojë peshë.
Ai u shpreh se nuk do ngrihet nga tavolina derisa Kiara ta mbarojë të gjithë gjellën.
Kiara e hëngri të gjithën, ndërkohë që qeshte me Luizin për mënyrën se si ai e shtynte që të hante shumë.
Ata folën edhe për lojën, teksa darkonin. Luizi kishte menduar një rreng për Bledin. Ai tha se do hedhë salcë domatesh te kapelja e Bledit, në mënyrë që kur ta vendosi të bëhet me salcë.