Sot Partia Socialiste do të nisë fushatën për zgjedhjet lokale të 14 majit.
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë kryesinë në orën 17:00 ndërkohë që një orë më pas, në orën 18:00 do të lançohet slogani që do të përdoret në fushatë, e cila mësohet se do të jetë “Kurrë pas, përpara”.
Ndërkohë, demokratët kanë zgjedhur që fushatën ta nisin zyrtarisht më 15 Prill në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.