Çmimet në tregun e fruta perimeve në Shqipëri ka një dispalancë të thelluar mes çmimeve në kryeqytet dhe atyre në rrethe.
Fermeri Alban Çakalli solli një rast konkret në emisionin “Good morning Albanians” në Euronews Albania.
Ai tha se ndodh që domatja mund të shitet me çmime shumë të ndryshme në qytete të ndryshme të Shqipërisë, pasi nuk respektohen hallkat nga fermeri te tregtari.
“Ndodh që një domate shitet në Berat me 30 lekë ndërsa në Tiranë me 120 lekë dhe kjo ndodh sepse janë hallkat që shkojnë duke marrë gjithsecili nga ata tregtarët ose transportuesit x lekë të caktuar. Kjo pastaj shkon në kosto ndaj qytetarëve”, tha fermeri.
Kujtojmë se ditën e premte kryeministri, Edi Rama, prezantoi për të gjithë fermerët “Portalin e Fermerit”. Një portal nga ku fermerët do të kenë akses për informacion mbi çmimete dhe tregjet në kohë reale.