Në futbollin modern, ne njohim njerëz si Hector Bellerin. Ai është një yll futbolli, por edhe entuziast i modës, me shije të mëdha për modelimin në pistë. Megjithatë, pak tifozë janë të vetëdijshëm se Bellerin nuk është lojtari i parë i Barcelonës që sfilon në pistë, siç bëri Pep Guardiola gati tri dekada më parë.
Guardiola, i konsideruar si një nga trajnerët më të mirë në historinë e futbollit, nuk e nisi kështu. Në fakt, si futbollist ai u dublua edhe si model, pavarësisht se mjaft shkurt.
Dizajneri i modës nga Katalonja, Antonio Miró mori shërbimet e Guardiolës së ri, në mesin e viteve ’90, ndërsa i dha mundësinë ish-mesfushorit spanjoll të shfaqej në një nga eventet e tij.
“Eurofoot” nga atëherë ka publikuar një video interesante të sfilatës së modës dhe mund të thuhet me siguri se Guardiola ishte shumë joshës për syrin, sa i përket modelingut në atë kohë. Në një foto, Pep shihet me një këmishë me vija, me mëngë të shkurtra.
Veshjen në sfilatë e plotëson me pantallona ngjyrë kafe, me prerje të gjerë. Një tjetër “klip” tregon të riun Guardiola duke veshur një kostum elegant, ndërsa ecën rastësisht, por me vetëbesim në pistë.
Sipas një raporti në “soccergator.io”, vendimi për të marrë pjesë në sfilatën e modës zemëroi trajnerin e atëhershëm të Barcelonës, Johan Cruyff, i cili e qortoi Guardiolën. “Pep e pyeti babanë tim në vitet ‘90 nëse mund të modelonte për të, – tha djali i Miro për “Magazine Mundial”.
– Babai im ishte një mbështetës i Barcelonës, kështu që i pëlqeu ideja dhe tha po. Johan Cruyff e ndëshkoi Pep më pas për këtë, duke e konsideruar sjellje jo prej profesionisti. Ai donte që Pep të ishte i përqendruar vetëm te fusha e blertë, askund tjetër”.
Miro ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare më 3 shkurt 2022. Pas vdekjes së tij, djali zbuloi se Guardiola i mohoi Gerard Pique një mundësi të ngjashme, më pas. Guardiola ka pranuar në të kaluarën se gruaja e tij ka luajtur një rol të madh në ndjenjën e tij të hollë për modën sot.