Prej shumë kohësh dihet tashmë konflikti që ka patur aktorja Rudina Dembacaj me Agron Llakajn.
Edhe pse e ka thënë edhe më parë se ajo ka dhënë maksimumin në shown “Al-Pazar”, Rudina e përsëriti: 50 përqind e atij programi jam unë!
“Tashmë që je pjesë e programit të ‘Piter Pan’, a etakove Agronin kur erdhi?”- e pyeti moderatori Ermal Mamaqi.
“Unë me thënë të drejtën, kalova se më ra rruga, por ai i bëri nja dy hapa prapa..”- tha ajo.
“Tani, nuk i flet ti apo s’të flet ai,”- vijoi ta ngacmonte Ermali.
“Unë s’i flas kurrë, por edhe të vijë të më lutet e të kërkojë falje 100 herë prap nuk do t’i flas,”- e ka mbyllur kështu aktorja e humorit këtë bisedë.