Më 7 prill lindi një djalë. Nëna që e lindi vendosi ta linte.
Ai u birësua menjëherë nga një çift, të cilët vendosën t’i jepnin gjithë dashurinë që i kishin mohuar prindërit e tij biologjikë.
Mirëpo, në moshën dy vjeçare, ai ishte viktimë e një aksidenti të tmerrshëm automobilistik së bashku me prindërit e tij të rinj.
Ai ra përmes xhamit të përparmë dhe përfundoi me një prerje të tmerrshme në fytyrë.
Kjo ngjarje shënoi dhe e përcolli gjithë jetën e tij. Të tjerët shikonin atë si një përbindësh dhe ishte një plagë shumë e vështirë për tu shëruar.
Ai u rrit dhe filloi të luante futboll, por askush nuk e shikonte me cilësitë e tij të mëdha teknike, e gjykuan për shëmtinë e fytyrës së tij të shkaktuar nga një shenjë e madhe. Sidoqoftë, ai u hakmor ndaj të gjithëve, prindërve të tij biologjikë, të gjithë atyre njerëzve që e gjykuan bazuar në pamjen e tij. Erdhi suksesi në futboll, fama ndërkombëtare dhe paratë.
Edhe pse kishte shumë para me të cilat ai mund të fshinte shenjën ai nuk e bëri.
Ai nuk donte të hiqte plagët në fytyrë, tani i tregon me krenari sepse u bë një kampion i madh pavarësisht gjithçkaje. Ai ka vlera të tjera që e bën të madh.
– Frank Ribery. ️