osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Zbulohet plani i SHBA për të shkërmoqur koalicionin e “non gratave” pas zgjedhjeve të 14 majit

Zbulohet plani i SHBA për të shkërmoqur koalicionin e “non gratave” pas zgjedhjeve të 14 majit

Tani panorama është e qartë. Skema e SHBA ka qenë e menduar mirë deri në detaje. Aktiviteti i Berishës në politikë, nisi me krijimin e Partisë Demokratike, forca e parë opozitare e dalë nga protestat studentore për rrëzimin e diktaturës në 1990, por që përfundoi me një fund të hidhur, pasi amerikanët udhëzuan Lulzim Bashën për të marrë vendimin që Berisha nuk e shihte as në ëndrra, duke e përjashtuar nga partia që ai vetë krijoi.

Basha e argumentoi këtë vendim se ishte i detyruar ta bëjë për të shpëtuar PD nga izolimi, por dhe Berishën e familjen e tij, pa specifikuar nëse bëhej fjalë për një dosje të rëndë që mund ta dërgojë në burg për abuzim me pushtetin apo elementë të tjerë më të rëndë ish-kryeministrin.

Pas fuqisë së Lulzim Bashës në luftën e fortë kundër Sali Berishës qëndruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, por edhe funksionarë të lartë të Departamentit të Shtetit u investuan hapur për ta paraqitur Bashën si preferencë e tyre. Vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të përjashtuar Sali Berishën nga kjo parti, u cilësua nga Shtetet e Bashkuara si i guximshëm dhe “meriton respekt”.

Ambasada amerikane u shpreh pas lëvizjes së Bashës, se PD-ja ka marrë vendim për ta çuar Shqipërinë përpara. Gjithashtu Bashës, i erdhi një ftesë zyrtare për në SHBA, nga Amerika në selinë e PD përmes Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.

Goditja që po përgatit SHBA

Por amerikanët nuk do të mjaftohen vetëm me kaq. Me presionin që po bëjnë së fundmi ndaj SPAK, dyshja anti-SHBA Meta dhe Berisha është tmerruar. Dosjet e tyre po bëhen “mal” në SPAK. Frika e prangave ka bërë që kjo dyshe të bashkohet më shumë se kurrë sot. Deri më tani, Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë të paprekshëm pasi çdo çështje kundër tyre është mbyllur.

Nëse shohim të gjithë zyrtarët e lartë në vend, Berisha dhe Meta janë personat që kanë më shumë kallëzime. Edhe pse ata janë shprehur nëpër media se kurrë s’kanë pasur akuza ndaj tyre për korrupsion, në SPAK momentalisht kemi disa dosje që nëse hetohen si duhen, lëkundin pozitat e tyre dhe para 14 maji mund të marrin lajme tronditëse.

Nëse fillon siç duhet hetimi ndaj tyre, do të jenë amerikanët që do të ushtrojnë presion të fortë që SPAK ta çojë deri në fund vendimin për t’i burgosur si edhe për t’i sekuestruar të gjitha pasuritë që disponojnë, njësoj siç vepruan me rastin e ish-ministrit Saimir Tahiri, apo edhe të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, apo dhe gjyqit në Apel që i hoqën nga duart Berishës Partinë Demokratike.

SHBA ka hyrë fuqishëm në lojë që të zhdukë nga “qarkullimi” Berishën dhe Metën dhe nëse ata mbahen me pazare mes tyre, do të jenë dosjet në SPAK që do i fundosin. /Nga Elmas Bogdani