osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Survejimi i Lulit dhe Babalopartia

Survejimi i Lulit dhe Babalopartia

Në mediat e njohura si më pranë opozitës, jo rastësisht dhe jo papritur u botua lajmi “skandal”, sipas të cilit Lulzim Basha dhe familja e tij janë vënë nën survejimin e Policisë së Shtetit, ditën dhe natën.

Nuk është dhënë rastësisht ky lajm, pasi, në të gjithë këto ditë, nga strukturat e shumta të Partisë Demokratike dhe ndonjë aleati të saj, janë bërë dhe vazhdojnë të bëhen të gjitha përpjekjet, politike e agjitative që, Shqipëria të ketë të pamundur realizimin e fillimit të një ëndrre, hapjen e negociatave me Bashkimin Europian. Edhe akti i djeshëm, krijimi i një incidenti politik, sicc është ky me përgjimin dhe survejimin e shefit të opozitës, është në të njëjtën vazhdë. Ndaj nuk është e rastësishme.

Nuk është e papritur, pasi, dështimi i skenarit të krijuar rreth tri javë më parë me një trafikant të njohur, të dënuar për këtë veprimtari dhe të njohur si Babale, megjithëse vuri në lëvizje gjithë kupolën politike e parlamentare të PD-së, përsëri rezultoi se ishte një inskenim i parapërgatitur dhe i qepur keq, aq keq, sa tegelat e kësaj qepjeje tani po bien të gjithë. Në përgatitjen e Babales së parë u futën në lojë disa nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, një gardë e re që ai po përpiqet të afrojë rreth vetes, nga të cilët, dy prej tyre kishin qenë ministra të Drejtësisë, dhe, i treti një njeri lehtësisht i shantazhueshëm dhe i gatshëm për të marrë përsipër çdo avari politike që mund të shfaqet në këtë rast.

Më shumë se sa një lajm gazetaresk, ky i fundit, i dhënë në një nga mediat e njohura, dukej sikur kishte ardhur direkt nga selia e PD-së dhe ka shumë arsye për ta besuar këtë.

Menjëherë pas publikimit të lajmit, që ishte i pritur nga PD-ja dhe Lulzim Basha, ky i fundit, ende pa iu drejtuar strukturave të shtetit, sidomos të specializuara, qoftë edhe për të përligjur veprimet e mëtejshme, lajmin e dhënë e bëri fakt të kryer dhe mblodhi “gardën” e tij politike. Pas kësaj, në strukturat përkatëse dërgoi dy të deleguar, që të dy përfaqësues të “vijës së ashpër” në PD, si për të përligjur forcën që do të përdorë më tej dhe që do të jetë paraqitja politike e Lulzim Bashës.

Tingëllon dhe është çdo gjë e njëjtë si më parë: Përsëri vihet në lëvizje një gazetar apo një media, përsëri asgjë konkrete, ndoshta veç paranojës që do i krijohet tash e tutje shefit të opozitës, gjithçka përmes një paraqitjeje politike, e vështirë për t’u perceptuar dhe më e vështirë për të qenë e besueshme.

I vetmi fakt që mundohet të paraqesë artikulli i cituar, por edhe vetë selia blu është se, ditët e fundit, sidomos pas paraqitjes së Babales, pranë zyrave të PD-së, por edhe pranë pallatit të Lulzim Bashës, janë vënë re njerëz të ndryshëm.

Policia e Shtetit nuk ka detyrën të të survejojë, por të të ruajë. Njëri ndër vendimet e para të qeverisë Rama ka qenë pikërisht ai për ngritjen e statusit të shefit të opozitës, të njëjtë me atë të anëtarit të qeverisë. Ai është nën mbrojtjen e Gardës së Republikës, kujdesi ndaj tij është i njëjtë me kujdesin ndaj shefit të qeverisë dhe asgjë nuk e ka penguar e as mund ta pengojë në politik-bërjen dhe aktivitetin e tij.
Është krejt e kundërta e një periudhe të mëhershme, kur vetë shefi i ekzekutivit, Berisha, jo vetëm kërcënonte hapur shefin e opozitës së kohës, por paralajmëronte se do e vriste krejt hapur atë, dhe bile, do i mbante fjalimin më të bukur që ishte mbajtur ndonjëherë në përcjelljen e fundit të tij.

Është krejt ndryshe nga koha kur Shërbimi Ushtarak blinte pajisje të shtrenjta përgjimi dhe vendoste nën përgjimin e tij, jo vetëm njerëzit e spikatur të opozitës, por edhe diplomatët e huaj.

Krejt e kundërt me kohën kur Shërbimi Informativ Kombëtar përgjonte dhe përgatiste dosje të veçanta, të cilat pak më vonë ia dërgonte edhe tek shefi i qeverisë. E po ashtu, diametralisht e kundërt me SHIK-un e Gazidedes dhe Policinë e Shehut që vendosën nën përgjim gjithë Shqipërinë.

“Qepja” sugjestive se, pranë pallatit të Lulzim Bashës apo selisë së PD-së, janë parë disa persona, është edhe naive. Krijuesit e këtij “megaskandali” të paktën duhet të dinë mirëfilli se tashmë ka ikur koha kur persona të caktuar mund të survejoheshin me persona në terren. Bile ka ikur koha edhe e “Shtëpisë me gjethe”. Tashmë, nëse duhet bërë një përgjim, jo si i Babales, ai realizohet përmes teknologjisë së lartë perceptuese dhe as që ka nevojë për turma njerëzish që shikojnë nga po shkon shefi i opozitës, familja apo kunati i tij “mitologjik”.

Megjithëse Policia e Shtetit e demantoi lajmin dhe u tregua e gatshme që të bëjë të njohura çdo gjë që mund t’i duhet mediave serioze, PD-ja vazhdon edhe më tej me skenarin e parapërgatitur të survejimit të Lulzim Bashës.

Jo ngadalë, por marramendshëm shpejt, PD-ja po kthehet në një babaleparti, e cila edhe atë që e krijon vetë e merr si të mirë-ndodhur dhe në fund të ditës beson atë që ka sajuar në mëngjes.

E çuditshme është se, më parë se për këtë “lajm bombë” të shqetësohej Basha, u trazua një media pranë tij, e cila, edhe pse i kishte mundësitë të verifikonte shumëçka, nuk saktësoi asgjë, veç asaj që, ose i ishte afruar “vullnetarisht”, ose e kishte “gjetur” në mendjet e veçanta.

Në të vërtetë, PD-ja e ka pasur si një atavizëm të hershëm përgjimin dhe survejimin, ashtu si ka pasur në natyrën e saj sajimin, goditjen e herë pas here, edhe vrasjet. E mësuar me këtë metodë, e pashkëputur nga ideja se, meqenëse kanë përgjuar domosdoshmërisht do të përgjohen, ata po përpiqen të krijojnë alibinë e fundit, ose njërën nga të fundit, të mos hapjes së negociatave me Bashkimin Eropian.

Policia e Shtetit, strukturat e veçanta të saj, nuk kanë as shkak, as arsye dhe as nuk kanë humbur nga mend të përgjojnë Lulzim Bashën. Aq më tepër në këtë kohë kur vetë ata monitorohen rreptësisht nga disa misione dhe struktura të ndryshme euroatlanntike dhe, një gjë e tillë, do të ishte njëlloj si një vetëvrasje qeveritare.

Askush nuk bën harakiri kur është në pushtet.

Harakiri politik po bën një parti babaliste, që, mbetur pa ide, vizion e perceptim politik, ende pa u shuar jehona e mbllaçitjes babale, krijon një babalizëm tjetër.

E gjithë kjo, si një lojë e ardhur nga brenda selisë blu, më shumë se çdo gjë tjetër, do i shtojë paranojën Lulzim Bashës, që edhe pa këtë është prej kohësh në këtë derexhe.(Dita)