osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Hajde ta tregoj unë”! Basha ‘”kërcënon me “brisk” deputetin e PS: Sa vlen koka e … (Video)

“Hajde ta tregoj unë”! Basha ‘”kërcënon me “brisk” deputetin e PS: Sa vlen koka e … (Video)

Një javë debatesh, akuzash e madje edhe kërcënimesh kemi parë këto 7 ditë nga Tirana zyrtare por rubrika argëtuese e emisionit “Kjo javë” në News24, e sjell politikën plot humor dhe pa vijë të kuqe.

Të gjithë kanë ca emocione para se të dalin para mediave. Ashtu ndodh dhe për Artan Lamen e Edmond Spahon…

Kush tha që parlamenti është vetëm për debate e të shara. Ka edhe përkëdhelje, siç në fakt duket me dorën e ngrohtë të Erion Braçes mbi supin e deputetes së Fierit Antoneta Dhima. Përfaqësojnë Myzeqenë të dy dhe kjo trevë e Shqipërisë është e ngrohtë dhe e butë, siç duken dhe dy deputetët në pamje. Po ministrja e Mbrojtjes çfarë pati? Apo ‘dashuria’ është ngjitëse?! Edhe ajo i vendos dorën mbi shpatulla kolegut të saj Braçe.

Nga selia e PD kanë dalë shumë lajme kohët e fundit, por edhe dy deputetët Flamur Noka dhe Enkelejd Alibeaj, e pas vjen edhe Edi Paloka, duhet thënë tre nga më aktivët nga selia blu. Serbes-serbes Tom Doshi hyn në sallën e parlamentit. Çuditërisht ai duket nga më të ‘urtët’ tani pas situatave të nxehta që vijnë çdo të enjte nga parlamenti.

Një sekuencë nga seanca e kaluar kur opozita rrethon foltoren nuk mund të mungonte në rubrikën argëtuese të “Kjo javë” në News24. Ndërkohë kreu i PD-së Lulzim Basha dikujt nga maxhoranca i hakërrehet. “Hajde ta tregoj unë se sa vlen koka e kujt”, i drejtohet ai, ndërsa mban në dorë një dosje, shkruan “BalkanWeb”.

Po kryeministri Edi Rama vallë çfarë bluan në mendje, teksa me gjithë aksionin në sallë, rri aq i menduar në vendin e tij në parlament?! Duket se gjëra të mira nuk po mendon për opozitën…Pastaj krejt papritur i hakërrehet ministrit Ditmir Bushati duke folur me gjithë trupin e tij.

Dash Shehi nuk duket i qetë në komision, teksa iu drejtohet kolegëve të maxhorancës. “Po për çfarë e bëni ju këtë, për unitetin e partisë? E doni thjesht përgjigjen, për frikën që keni nga zoti Rama. Dekla me ujkun që ti më turbullon ujin. Po çfarë ju turbullojmë ne ju? Ju jeni 75 deputetë, edhe nja 5-6 i keni marrë, i keni blerë knej brenda. Ju doni të na mbyllni dhe gojën”, thotë Shehi.

Braçe përmend lekët në komisionin e ekonomisë. “Lefta, lefta…ishte super për Zotin. Fatmir ajo kënga lefta-lefta ishte…lefta-lefta Fatmir aman, aman”, thotë Braçe që me sa duket i drejtohet Mediut. Shëndeti i Presidentit, një gëzuar dhe një shfaqje në valle me “Baftjarin”. Dashuria e qytetarëve për ish-ministrin e Brendshëm nuk mungon në momentet e vështira.