Ndërsa basketbolli ynë ka ende problem në ndeshjet ndërkombëtare, pasi nuk konkurron në nivele të larta, në volejbollin e femrave suksesi është i garantuar. Kështu, Kombëtarja Shqiptare në Volejboll për femra arriti të kualifikohet edhe matematikisht për në fazën gjysmëfinale në Divizionin e Argjendtë, ku po garon në grup me Austrinë, Gjerogjinë dhe Izraelin.
Vajzat e drejtuara nga trajnerët Altin Mërtiri dhe Roland Tarja, kanë triumfuar në Austri me rezultatin 2-3, në sfidën e luajtur pasditen e sotme, ndonëse në një moment ishin në disavantazh 2-0. Ky triumf vjen vetëm pak ditë pas dopio triumfit ndaj Izraelit, të cilin vajzat kuqezi e mposhtën 3-0 në Raana dhe 3-1 në Tiranë, në pallatin e sportit “Feti Borova”. Tashmë është siguruar kualifikimi dhe vajzat kanë të drejtë të krenohen e të festojnë dhe s’mbetet vecse të urohen për suksese të mëtejshme. /Pamfleti Sport
Formacionet dhe rezultati
Austri – Shqipëri, 2-3 (25-21, 25-22, 19-25, 16-25, 11-15)
AUSTRIA: Duvnjak, Teufl, Bajde, Ëallner, Holzer, Epure, Chrtianska, Deisl, Peischl, Maros, Markovic, Schmit, Nesimovic. Trajnere: Svetlana Ilic
SHQIPËRIA: Bici, E.Tuci, Xheka, Marina, Prenga, Thaka, Picaku, Sejfullai, Rexhepi, Kushi, Sijoni, M.Tuci, Shehi, Dodani. Trajner: Altin Martiri