Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është paraqitur sot me kravatë me shqiponjën dykrenare në seancën e parë gjyqësore në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ish-zëdhënësit i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi në fjalën e tij para trupit gjykues në Hagë tha se nuk e kupton logjikën e akuzës ndaj tij. Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi në deklaratën hyrëse deklaroi se provat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund ta lidhin Krasniqin me asnjë krim të pretenduar.
Edhe kryeministri Edi Rama vazhdimisht u ka dalë në mbrojtje ish-krerëve të UCK-së për të cilët thotë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës nuk mund të njolloset dhe të bëhet kriminale nga asnjë lloj vule.