Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim duket se ka bërë Sali Berishën të flasë me vete me deklaratën e djeshme.
Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Kim e krahasoi Berishën me një zjarrvënës që premton se do të fikë zjarre dhe kjo e ka nxjerrë nga vetja “non gratën”. Por përmes një postimi në rrjetet sociale ai e ka sulmuar ashpër ambasadoren Kim. Berisha e akuzon atë se është e përfshirë në afera korrupsioni, ndonëse vetë ai është “non grata” për një gjë të tillë.
Ndërkohë ai dhe e ka kërcënuar ambasadoren duke thënë se ajo është e përfshirë dhe në afera të tjera përveç korrupsionit.
“Të dashur miq, Guvernatorja Yuri Kim në përpjekje për një shërbim të fundit Edi Ramës, foli sot njëlloj sikur të fliste McGonigal me fustan. Por me deklaratën e saj për zjarre dhe zjarrvënës në të vërtetë ajo përpiqet të fsheh aferat e veta korruptive të denoncuara publikisht, por edhe afera të tjera.
Ftoj inspektorin e përgjithshëm të Departamentit të Shtetit, FBI dhe Kongresin e SHBA të hetojë aferat korruptive të guvernatores Kim përfshirë këtu pronat e saj në Shqipëri. Partia Demokratike sikundër deri sot është e gatshme të jap kontributin e saj për këtë transparencë.
Partia Demokratike shton se kandidatët e saj nuk janë as të barit as të zjarrit, por janë kandidatët e votës së lirë. Ajo fton çdo shqiptar të marrë ndryshimin në duart e veta për të shpëtuar vendin nga një e keqe që po zgjat më shumë se një dekadë”, shkruan Sali Berisha.