Një ngjarje e rëndë u shënua mesditën e sotme në Gjirin e Lalëzit në Durrës, ku një 22-vjrçar humbi jetën.
Sipas burimeve për JOQ.al, 22-vjeçari me iniciale E.S, kishte hyrë në det me shokët e tij për t’u larë dhe një gropë thithëse me forcë të madhe tërheqëse e mori për poshtë.
Dëshmitarët nga vendngjarja shtojnë ekskluzivisht për redaksinë tonë se miqtë e viktimës e kishin tërhequr lart, por ai kishte nisur të nxirrte shkumë nga goja dhe më pas e kishin lëshuar.
I riu me origjinë nga Peshkopia dhe banim në Tiranë, u nxor i pajetë në breg nga dallgët dhe u mbulua me peshqir deri në momentin që ambulanca e një spitali privat mbërriti në vendngjarje.
Miqtë e tij kishin lajmëruar policinë dhe ambulancën shtetërore, por sipas burimeve, në telefon i kishin thënë “se sezoni nuk ishte hapur ende”.
Dëshmitari rrëfen ekskluzivisht për JOQ:
Pershendetje JOQ, per djalin qe u mbyt ne Lalz, ndenji gjysem ore ne rere. Ishte me shokët e tij dhe ata thane qe ishin futur ne det per tu lare dhe shoku u tërhoq ne uje, thelle ne nje grope te madhe qe e tërhoqi. E kishin ngritur lart, por ishte tepër vone se kishte nisur te nxirte shkume nga goja, shokët u tmerruan dhe me pas e kishin lëshuar.
Keta shokët sa dolën lajmëruan policinë, po u vonuan. Ne breg e nxorën dallgët djalin e mbytur dhe e mbuluan me peshqir.
Moren ambulancën shtetrore dhe i thane qe svime dot se ska fillu sezoni, pastaj morën privatin dhe erdhën.
E moren me qese te shkretin, ishte cun i ri nga Peshkopia, ishte skene e tmerrshme.