Banorët e Big Brother VIP ‘po luftojnë’ çdo ditë me njëri-tjetrin në mënyrë që të arrijnë të prekin finalen. Teksa fliste me Qetsorin, Olta u shpreh se kishte përgatitur strategji shumë të forta.
Një sinjal e kishte edhe për Luizin që po i dëgjonte por nuk po komentonte.
Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.
“Spektakël kisha përgatitur për këtë muaj. Nuk di ç’kam përgatitur. E kam filluar që sot. Unë e bëj atë që të mos çohet nga krevati po nuk i jam futur”- tha Olta.
Ndërsa Luizi nuk komentonte fare, Olta i thoshte Qetsorit se ka ardhur Luizi për presion.