Një e moshuar nga Kolonja e ka bërë të qesh Kryetarin e Bashkisë Erion Isai, teksa i ka pranuar se është fanse e Luizit në Big Brother dhe e kalon kohën duke pirë “martini, uiski, shampanjë, raki e sheh Big Brother.”
Gjyshja karizmatike, e ka përqafuar përzemërsisht kryetarin teksa i ka treguar se si e përkëdhel veten me të mira. Kësaj here ka qenë e moshuara e cila e ka bërë për vete Isain me batutën e saj, duke i treguar se edhe në moshën e zonjës është e mundur ta shijosh jetën me ato ç’ka ajo të ofron.
Për më tepër ndiqni videon epike që do t’iu bëj të qeshni: