Nga Anri Bala
Shteti, policia dhe palo drejtësia… i ka mbyllur të gjitha dyert e prostitucionit dhe kuplarave, por na la hapur si pusetë që kundërmon sa herë prishet moti, të vetmen bordello që e inaguroi me paratë e amerikanëve të quajtur SPAK, bashkë me tutoren GJKKO, e cila e mbron dhe e ndihmon për të prostitutuar në semaforët e padrejtësisë.
Si mundet të guxoj një bandë e paguar nga ne xhepgrisurit, të harroi pas dere si vepër e parashkruar dhe e paragjykuar, ankimimin e familjarëve të 4 të vrarëve më 21 Janar?!
Vertet ka parashkrim për vrasjen në turmë?! Kaq qorra dhe naiv jemi ne, që lejojmë të tallen me gjakun tonë një tufë bastardësh në parlament, të pashkolluar dhe mediokër, që vetëm ngrejnë kartona, pa lexuar kurrë në jetën e tyre qoftë një libër me përralla e jo më Kodin Penal, Civil apo Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut?!
Kjo kuplara vetëm institucion drejtësie nuk mund të quhet! Frika për të zbardhur çështjen e “21 Janarit”, është një këmbanë alarmi për çdo qytetar shqiptarë.
Vendimi skandaloz i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), duke mos pranuar as ta shqyrtonte kërkesën por duke e hedhur si letër higjenike ne derën e Prokurorsë së harruar atë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, është një klithmë, se institucionet juridike nuk e kanë fuqinë dhe vendosmërinë për të zbuluar të vërtetën e ngjarjeve më tragjike në historinë e shtetit tonë.
Tutorja e SPAK, pra trupa gjykuese e GJKKO, duke mos pranuar kërkesën e familjarëve të Ziver Veizit, Hekuran Deda, Aleks Nika dhe Faik Myrtaj, për të rrëzuar vendimin e A/SPAK-ut, që t’ia kalonte çështjen e sipërpërmendur Prokurorisë së Tiranës, e bëri detyrën mirë në emër të padrejtësisë dhe poshtërsisë që e ka mbytur këtë vend, me gjithfarë dordolecësh pa fytyrë dhe gjak por të mbuluar me frikë dhe tmerr, se mos shkelin gabimisht gishtin e atyre që i kanë hedhur aty si kopila apo kopilesha te dera e xhamisë!
Duke parë qëndrimin e tyre të prerë publik, se Prokuroria e Tiranës nuk ka pasur “këllqe” për ta çuar deri në fund çështjen në fjalë, përfundimisht ky vend është nën një lëngatë të pashërueshme nga sindromi i padrejtësisë.