Arsenali po kalon një sezon mbresëlënës këtë sezon. “Topçinjtë” udhëheqin tabelën e klasifikimit në Premier League, ku gjenden 8 pikë larg Manchester City-t, i cili numëron një ndeshje më pak.
Megjithatë, tifozët duken të bindur për fitimin e titullit kampion dhe po shohin mundësinë për të qenë të pranishëm në “Emirates Stadium” në 28 maj për të festuar fitimin e trofeut.
Pikërisht në këtë datë Arsenali luan ndeshjen e fundit në kampionat kundër Ëolverhampton-it. Por prania e tyre në stadium nuk do të jetë e lehtë.
Çmimet për një biletë në 28 maj janë një çmenduri e vertetë. Tifozët duhet të paguajnë deri në shifra prej 28 mijë eurosh për të festuar në tribuna titullin kampion. Gjithnjë, nëse Arsenali arrin që të mbyllë kampionatin në vendin e parë në renditje.