Vendimi i qeverisë për të rritur pagat para zgjedhjeve vendore duket se nuk përbëjnë një shkelje të Kodit Zgjedhor. Sipas kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, kjo dispozitë është e vlefshme vetëm para zgjedhjeve të përgjithshme.
“Kodi Zgjedhor ka ndalime për vendimarrje të caktuara të institucioneve vetëm 4 muaj para zgjedhjeve deri në krijimin e qeverisë së re jo per zgjedhjet lokale”, tha Celibashi
Deklaratat e kryeministrit Rama, Celibashi zparalajmëroi se do ketë një vendimarrje, sapo të njihet edhe me aktin që do ndërmarrë qeveria. Më herët Rama prezantoi planin për rritje pagash në të gjithë administratën publike në harkun e dy viteve, duke deklaruar se punët e qeverisë nuk mund të ndalen.